Kamenicë

Suspendoni taksën, lirojeni nga detyra Blerim Rekën

Begzad Sinani

1.03.2020. K a m e n i c ë
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës!
Është hera e tretë që shkruaj lidhur me TAKSËN e “famshme”, më 26.02. 2019, më 11.02.2020
e po e përsërisë edhe sot.

SUSPENDOJENI TAKSËN
LIROJENI nga detyra Blerim Rekën.

Kryeministër, mos shko drejtë rrugës, mos bjerë në kurthën, lakun e grepin që e kanë përgatitur pararendësit e një koalicioni që nuk janë ma në udhëheqjen e qeverisë.
Nëse nuk e heqni taksën, dijeni që keni ra në kurthin e tyre.
Ata pamvarsisht deklaratave për heqjen e taksës në konferenca për media dhe rrjete sociale, dijeni mirë se atyre është ka ju pëlqen sjellja dhe këmbëgultësia e Juaj për mos heqjen e taksës.
Sidomos Presidenti Hashim Thaçi, Kryetari i PDK – së Kadri Veseli, Kryetari i AAK – së Ramush Haradinaj e Kryetari i LDK – së Isa Mustafa, janë duke fërkuar duartë e janë duke e lutur zotin që Ju të mbeteni në këto pozita – mosëheqjen e taksës.
Sot nuk janë faktor.
U ka mbetë vetëm në kuvend, konferenca për media dhe rrjete sociale të bëjnë zhurmë e që nuk i ndëgjon askush.
LDK po kërkon një arsye e preteks që të largohet nga koalicioni, e opozita zgjedhje të reja.
Topi është në duartë e Tua, po e përdore mirë do ta fitosh dhe do ta kalosh këtë sfidë që e gatoi dikush tjetër.

P.S. Fati i qeverisë që udhëheqni, është në duartë e Juaja, nesër është e bëhet vonë, e nuk keni arsye ta akuzoni askend.
B.Sinani, një qytetar i lirë, dashamirë i Republikës së Kosovës.

You Might Also Like