Sportet me dorë

Të mërkurën dy superndeshje volejbolli në Gjilan

Qyteti i sportit, Gjilani, që sivjet si asnjëherë më parë solli titujsh kampioni, do të jetë arenë edhe e dy superndeshjeve të volejbollit,. Në kuadër të ligës së argjendtë, CEV Silver Eurepean League, përfaqësueset e Kosovës do t’i zhvillojnë dy ndeshje, në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave.

Fillimisht në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” me fillim në ora 17 e 30 do të ndeshet përfaqësuesja e meshkujve e cila do të përballet me Austrinë.

Kurse me fillim në ora 20, po në të njëjtën palestër do të përballet përfaqësuesja e femrave kundër Suedisë.

Duhet cekur se kryetrajner i përfaqësues së femrave është Lorik Ilazi e ndihmëstrajner Valon Zymberi, kurse në këtë përfaqësuese do të paraqiten pesë lojtare, që janë kampione të Kosovës nga KV Drita.

You Might Also Like