Sportet me dorë

KV Drita meshkujt shënon fitoren e dytë në këtë kampionat

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka shënuar fitoren e dytë në këtë kampionat, kësaj radhe jashtë fushës së vet në Lipjan, duke e mundur KV Ulpianën me rezultat 3:1 në sete. Kjo fitore vije pas asaj të shënuar një jave më parë ndaj KV Golden Eagle Therranda.

Tashti Drita në seri ka dy fitore dhe një humbje ndaj KV Peja.

Në faqen e saj në facebook KV Drita meshkujt ka shkruar:

Sonte në Lipjan shënojmë fitoren e radhës duke mposhtur KV Ulpianën me rezultat 3-1 në sete.

Ndeshjen e radhës e luajmë në shtëpi kundër KV Ferizaj.

 

You Might Also Like