Muzikë

U shënua në mënyrë madhështore edicioni i 10-të jubilar i Festivalit të këngës për fëmijë “LYRA” Gjilan

 

Kushtrim Jakupi

 

 

10 vite punë kolosale dedikuar fëmijëve, punë me shumë sfida dhe përpjekje. Në këtë 10 vjetësh festivali i dha fëmijëve mbi 220 këngë premierë, interpetuan solo, në kor apo vallëzim mbi 700 fëmijë.

Jam i lumtur dhe krenar që së bashku me shumë profesionit të fushës, bashkëpunëtorë profesionalë, kompozitorë, koreografë, fëmijë shumë të talentuar, donatorë artdashës, prindër të fëmijëve arritëm këtu. Këtë arritje ia dedikoj të gjithëve atyre që kontribuuan dhe numri i tyre është shumë i madh por posaçërisht babit tim Isa Jakupi, i cili ishte shtytësi më i madh që ky festival të jetë i pari jo vetëm në Gjilan por në tërë regjionin e Anamoravës. Me shpresë që në 10 vjetëshin tjetër të kemi edhe më shumë përkrahje i falënderoj të gjithë! Gjilani e meriton të këtë “LYRËN” edhe shumë dekada tjera! Urime fituesit Anikut, por sot mendoj se të gjithë fëmijët dhe tê gjithë ne jemi fitues….ecim tutje….

You Might Also Like