ARSIMI

Universiteti “Kadri Zeka” ka hapur konkurs për studime MASTER

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka hapur konkurs për studimet pasdiplomike – MASTER, për vitin akademik 2020/2021, ku do të regjistroj 100  studentë të rregullt, për programet  E-Qeverisja, program ky  i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit  Juridik dhe  Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”  dhe  programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

 Universiteti do të regjistrojë deri në 12% , studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë. Në studimet postdiplomike- master, mund të pranohen edhe kandidatët nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Maqedonia, ku numri i tyre  do të jetë 2% studentë të rregullt, ndërsa nga Mali i Zi do të jetë 1% e kandidatëve, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses studimet themelore në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Kandidatet te cilet kane diploma jashtë Kosovës duhet ta bëjnë nostrifikimin e tyre në MASHT.

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 21.09.2020 deri më 30.09.2020 nga ora 9.00 deri në orën 16.00. (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave).

Provimi pranues do të mbahet të shtunën më datë 03.10.2020.

Detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues do të shpallen në ueb faqen e universitetit të premten më datë 02.10.2020.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më të martën më 06.10.2020 në Fakultetin Juridik dhe në ueb-faqen e universitetit.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë shërbimit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 08.10.2020 duke filluar nga ora 10.00.

Rezultatet përfundimtare pas ankesave do të publikohen më 09.10.2020.

Regjistrimi i studentëve të pranuar do të do të bëhet më 16.10.2020 në zyrën e TI-së.

Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.

You Might Also Like