Sportet me dorë

Vajzat e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” sërish kampione të Kosovës në basketboll

 

Ekipi i vajzave të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani janë shpallur kampione të Kosovës në basketboll në kuadër të Garave të Sportit Shkollor të Kosovës.

Në fakt, kjo shkollë ka qenë kampione edhe në vitin e kaluar dhe sivjet e ka mbrojtur titullin. Pasi kanë ngadhënjyer në garat komunale dhe ato rajonale, basketbollistet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë përballur me bashkëmoshataret e tyre nga shkolla të tjera të Kosovës dhe pas ndeshjes finale të luajtur në Prishtinë me plotë të drejtë janë shpallur kampione edhe për këtë vit.

Falë punës së palodhshme të profesorit të kulturës fizike dhe Sportit, Selami Haziri dhe bashkëpunëtorëve të tij, përkrahjes që ka gjetur nga drejtoria e shkollës dhe përkrahjes së Sportit Shkollor në Gjilan, që udhëhiqet nga profesori Afrim Selimi, vashat e Gjimnazit në ndeshjen e parë kanë qenë më të mira se bashkëmoshataret e tyre nga Peja e më pas në finale edhe nga Vushtrria.

Ekipi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është përbërë nga lojtaret: Olta Zymberi, Ëmbla Rashiti, Viola Syla, Malona Leka, Anila Salihu, Valma Hoxha, Jonida Shkodra, Anilë Selmani, Anduena Maliqi, Erza Dauti, Jona Beqiri dhe Anesa Sinani. Përzgjedhës: Selami Haziri

You Might Also Like