Libri

Tregimet e Muhamet Halilit në pikëvështrim të lexuesit kritik

Nijazi Ramadani

Muhamet Halili ka rrëfimin si lajmotiv për t’i dhënë shpirt veprës së tij

Prozatori Muhamet Halili ka të botuar disa përmbledhje me dhjetra tregime, të botuara në katër vëllime, të cilat dëshmojnë për pjekurinë e autorit në fushën e prozës me motive sociokulturore, dashurie, artistike, eseistike, etike e morale, e cila kohëve të fundit sikur është lënë anash nga shkrimtarët. Me krijimtarinë e tij, Muhmeti ka dëshmuar përqëndrimin e tij, në fushën e tregimit, duke treguar edhe aftësi prej një krijuesi të mirëfilltë. Sikurse edhe në veprat e tjera të botuara më parë, edhe në këtë roman ai vazhdon të pasqyrojë me ngjyra reale jetën e njeriut të këtij nënqielli me të gjitha krajatjet e tija. Lexuesi i sheh personazhet që autori Halili i tipizon artistikisht me vija të dukshme që janë njerëz të zakonshëm, të cilët i vërejnë me një sy kritik shumicën e ngjarjeve, sidomos ato të pakëndshme, të cilat ndodhin çdo ditë në këtë vend. Përmes figurave, të cilat na duket sikur jemi takuar, edhe kemi biseduar me ta, shkrimtari pasqyron ngjarje të ndryshme, të cilat janë të dëmshme për shoqërinë tone, e të cilat ai vë në shenjëstër të thumbimit.
Në tregimet e Muhamet Halilit, lexuesi sheh realitetin aktual, rrugët e fatit të nJeriut të tokë tone, heroit, janë rrugë të njohura, ani pse pa emra, heronjtë do lëvizin brenda hapësirave shqiptare të ngarkuar me hallet aktuale, me dëshirat, ëndrrat e të gjitha këto të jetuara kufijve të traditave e dokeve zakonore në rrugën e shprishjes së tyre.

Tregimet e Muhamet Halilit në pikëvështrimet e lexuesve kritik

Muhmeti ka dëshmuar përqëndrimin e tij në fushën e prozës, i cili i vlerësuar se, i nënshtrohet formave e modeleve paracaktuese, e sforcon rrëfimin dhe këmbëngul të gjakojë ndonjë ide madhoree; sjell përmes imazheve figurëshmëri të gjallë, simbole, frymën që zbret brenda gjendjes shpirtrore. Ai e lë të lirshme rrjedhën e rrëfimit që ta përcaktojë e ta drejtojë rrëfimin në një rrafsh të caktuar të linjave paralele. Kjo vërehet si nga fillimi i krijimeve artistike në vargje, po ashtu edhe në fund të tregimeve, ku në vend të mbylljes, hapet mundësia e rifillimit të rrëfimit nga ana e lexuesit
Mënyrë kjo, më e lehtë për t’u perceptuar dhe për ta gjetur edhe vetveten, si lexues. Mjeshtëria në ndërthurjen e temave, në portretizimin e personazheve, dhe ideja letrare e fshehur fabulës së tregimeve, është argumenti më real që shpërfaq para lexuesit një autor me një afinitet të stërholluar narrativ, i cili zbret qetas në fushën e prozës shqipe. ka vleresuar Naxhije Gashani.
Edhe tregimi “Ëndrra e një sorre”. si nje traste e mberthyer mire si për thurjen, trajtimin dhe shprehjen …si edhe përmbylljen prozës së shkurtër (tregimit e novelës). Tregimi si lloj i shkurtër, i vështirë, i narracionit, “Endrra e korbit “, rrjedhë si lajmotiv ku i mjafton për të trupëzuar një situatë, për t’i dhënë shpirt një personazhi (krra-krra) ose jetë një ndjenje. Tregimi mund të skalitë një fat, një figurë, një dëshirë a një mister, duke emocionuar lexuesin e duke e tërhequr atë një hap përtej të përditshmes e për të injektuar në të përditshmen enigmën e jetës e të vdekjes. Nga forca dhe ndikimi artistik, mjaft tregim i bukure e i realizuara mjeshtërisht, i”a vlejnë sa vëllime të tëra.
Nga vetë titulli, mund të kuptojmë që në mënyrë figurative, ka arritur të përshkruajë ngjarje që ndodhin në kohën në të cilën sot jetojmë e të cilat janë mjaft të dëmshme për shoqërinë tonë. Autori duke parë shumë procese nëpër të cilat po kalon sot shoqëria jonë, nuk ka mundur të qëndrojë indiferent as ndaj disa njerëzve që e pengojnë ecjen përpara të vendit tone. Pritja, pasqyra, syreti,… ankthi, vetmia, dashuria magjepse, tragjikja janë ndjenjat që përshkruan më tepër… “syreti” i Sarrratit…!!! të lumte MUJO! .. Si realziim kap gamën e tregimit “Enderra” të D.Buxatit dhe Visar Zhitit…(N.Ramadani)
Letrat (letersia) edhe pse jane dy-tre hapa larg realiteti e kane imagjinate me baze reale, realitetin…. tregimi, fabula, menyra e te rrefyerit, stili – pastaj enumeracioni qe jep nje panorame te plote te asaj qe pershkruhet, pra te objekteve, ngjarjeve etj, – Krahasimi i nje dukurie, tipari, veprimi apo ngjarje me dicka tjeter, i zgjatur i cili e ben akoma me te plote perfytyrimin. Dhe i jep tipare njerezore nje objekti, ngjarje, veprimi … ajo ka ne baze imitimin e zhurmave dhe te zerave te natyres, qenieve te gjalla. dhe jep ngarkese emocionale. Pra e ben me konkrete ate qe shpirtezohet etj, Letërsia e madhe ka si bosht moralin e të vërtetën” – thotë F.Franz Kafka. Vetëdije e kushtëzuar do të thotë ta jetosh jetën duke u ndjerë fajtor për të shkuarën dhe në ankth për të ardhmen, duke mos qenë kurrë në gjendje ta jetosh të tashmen” (Russell Targ). Jeta e çdo njeriu është një përrallë e shkruar nga duart e Zotit..!! (H.C. Andersen).

Djersa e Gurit! (tregim)

Lexuesi i sheh personazhet që autori i tipizon me vija të dukshme që janë njerëz të zakonshëm, të cilët i vërejnë me një sy shumicën e ngjarjeve, sidomos ato të kalueme, të cilat perseriten, kane ndodh në këtë vendlindliindje te tij. Përmes figurave, të cilat na duket sikur jemi takuar, edhe kemi biseduar me ta,.. Pra, tregon se historitë janë pjesë e personazheve nuk janë tërësisht pjesë e autorit. Por, nga që ai, kryesisht si rrëfimtar, personazhet i flasin në gjuhën e atij që rrëfen gjuhën e tyre ose më e pakta, mbartin vështrimin e atij që përcjell tek ju shikimin e tyre, kështu që më duket disi e nevojshme të shpjegojë në disa rrethana të caktuara se kush je…..(N.Ramadani).
Edhe Fatmir Latifaj, moralizon si detyre dhe obligim i çdo individi eshte te kultivoje dijet tek gjeneratat e reja. Kete e beri edhe gurethyesi, por nuk u kenaq me kaq.. Ai bleu edhe nje çante, do e ndryshoje menyren e thyerjes se gureve… Vizionari! Jeta është kështu. Me këtë tregim skicë ke zënë jetën në lëvizje, në mes sprovimeve e përballjeve. që i kemi, -përsa jetojmë. Qasja jote në këtë tregim ka sjellë kujtime zemre e të tërë qenies nga vegjëlia nën hijen e babës, nga puna e tij e mundimshme me gurë, -e përmes figurave artistike, duke përshkuar tërë jetën, ke dalë nga tregimi me një krah kujtimesh, -si burrë tani i pjekur, serioz në jetë tashmë, por duke kthyer vëmendjen tek e vlefshmja në jetë, -që është edhe e kapshme për artin letrar. Kush ruan dashurinë me dhembje për prindët dhe bëhet i përulur, merr trofeun e njeriut të njëmendtë. E trofeu i njeriut është i nveojshëm për të shkuar tutje me shkrimet, sepse shkrimi, dhe gjithë arti, kërkojnë me kusht njeriun e formuar. Një hajvan njeri mund të arrij diturinë, por nuk mund të krijojë vepër arti, sepse nuk ka parime morale njerëzore…-Dhembshuria, mëshira dhe drejtësia janë virtyti njerëzor, që duhet për tu ribërë njeri. Ky tregim më pëlqeu veçmas për përshkrimin e dhëmbjes së kujtimit për prindin.(F..H.)
Vetë titulli i këtij tregimi është simbolik e domethënës. E, kur lexohet tërësia e tekstit, mbetet përshtypja se autori ka arritur për ta zbërthyer e thënë atë që edhe ka pasur për synim. Me fjalë tjera, ka shpërfaqur dhe realizuar ideo-artistikisht subjektiven, me një mjeshtri dhe përkushtim, që sdo mend duhet të çmohet dhe vlerësohet pa pasur paragjykime.Krijuesit letrar të vërtetë, tregimin “Djersa e Gurit “, sipas H. Zymberi, do e ndjenin më afër se kushdotjetër, dhe do të kishin shprehur dëshirën për të qenë edhe fizikisht në afërsi me autorin, i cili dita ditës për lexuesit po sjellë tregime ndryshe prej tjerëve, duke ofruar kështu për lexuesit risi të një fryme të re letrare… N. R.” Orvatjet per gjetjen e damareve te gureve ne gurore , ma kujtojne perditshmerine tone , ku nuk kerkohen shume damaret , ndonese ata zbulohen vet ,… Eeee lum kjo dalte e çekan , qe po shpetojne pa u hargjuar , e mjere guret qe po dorezohen ligesisht …!
Të lumtë Muhamet, nuk të pyeta rastësisht dje, a do të na gëzosh me ndonjë libër të ri.
Librat e parë që na i dhurove na sollën knaqësi gjatë leximit, ky tregim dëshmon pjekurinë tënde si krijues dhe na erdhi si një sihariq i një tregimtari të spikatur për rrëfimin, që si duket, gjenerata ime njeh edhe personazhet, kështuqë të përgëzoj edhe për temën, ngaqë ne e kemi për borgj t’i rikujtojme dhe t’ua rrefejme gjeneratave të reja, që fatmirsisht nuk përjetuan këtë kohë, meqë nuk guxojmë të lejojmë të na përsëritet Historia! (N.Ymeri)
Reagimi e ka ni fillim që ta çon gërdinë dhe t’i dhez sustat e traumës serbe. Kontrasti te “Në njërën mendje, mbi të bardhën vizatohej pentagrami dhe luheshin notat e flautit, në tjetrën mendje, atë të zezën, inskenohej krimi dhe klithmat.” është i fuqishëm dhe fundi është meritokratik (R.Bunjaku)
Një tregim i mirë, shumë i mirë, me përmbajtje në rrëfim, me rregulla deri në fund, mu sipas teorisë letrare. Tutje një, -që më pëlqen, përzgjedhje e një kthimi në temën e duhur, për vërejtje dhe kthim të gjithë të tillë “pizda materina”, që me të tillë, ndërtuan karierat jetësore atëkohë, po që po ndërtojnë edhe tani. Rasti më sa më kujtohet, ka qenë diçka edhe i vërtetë, por nuk është merëndësi për tani; me rëndësi është gjykimi moral e ekzistencial që na duhet tani, për të rikthyer sistemin e vlerave e për të pasur kriter., sepse tani, edhe më keq se atëherë, ka të tillë që për “pizda materina” edhe marrin pagesa të rregullta e përkrahje nga forca të errëta, për të rrënuar gjithçka në ndërtimin tonë, mu në mes nesh. Legjenda për Urën e Fshejtë është edhe tani aktuale me gjithë ngjarjen dhe tragjikën, e për të na mësuar, duke u kthyer në të kaluarën. -Detyra kështu e intelektualit dhe krijuesit është për të qenë gjithnjë ndriçues në rrugë netëve…( F. Halimi)
Sh. Shkodra E lexova edhe unë tregimin “Ëndrra e një sorre”. Fitova përshtypje të mira si për thurjen, shprehjen dhe përfundimin e ambicies së personazhit T.
Edhe me tregimin e fundit , “Ëndrra e një sorre”, botuar në “PanAlbanica”, Muhamet Halili, ridëshmon se po ecën drejtë një krijimtarie letrare të veçantë. Duket se është gjakuar me gjininë letrare-tregimin, përmes të cilit edhe po jep shembullin e shkëlqyer se si duhet të shkruhet tregimi. Edhe kësaj here ideja e tekstit është e qëlluar dhe mbarështohet duke prekur rrethanat e një të kaluare mjaft të dhimbshme. Një të kaluare që dikush nuk e ka përjetuar apo perceptuar fare, për të mos thënë edhe e ka harruar. Lidhjet logjike të fjalëve dhe fjalive në tekst frymojnë harmonishëm duke mos shkaktuar lodhje për lexuesin. Personazhet kryesore dalin të spikatura dhe përmes fatit të tyre sikur shpërfaqet edhe fati i një populli që për një shekull jetoi në robëri. Narracioni që në fillim e tërheq lexuesin duke mos e lëshuar për ta lexuar dhe rilexuar tekstin deri në fund. Mandej befasitë që ndryshe i parapret lexuesi, dhe krejt në fund mbetet i stërkënaqur, kur e keqja dështon përball të mirës dhe jetikes. Cerni, që është simboli së keqes, përfundon keq, kurse vajza e profesorit-patriot ngadhënjen mbi të keqen, mesazh ky që lë shumë për të kuptuar se edhe nga punët e liga, përfundisht si të tilla janë të liga dhe të (pa)turpshme. Ndërkaq përmes tregimit shpërfaqet natyrshëm relacioni mes idesë së tekstit dhe shumë anësisë artistike. Megjithëate, autori i këtij tregimi dhe tregimeve të mëparshme, edhe në të ardhmen iu mbetet borxh lexuesve për t’iu sjellë edhe tregime tjera, e pse jo edhe alternativën për të mësuar se si duhet të shkruhet tregimi. Autorit i dëshirojmë shëndet të shkëlqyer dhe suksese, kurse ne, mbetemi me shpresën dhe besimin, se në të ardhmen do të na sjell tregime dhe përmbledhje tregimesh edhe më të avansuara…(H.Zymberi)
H. Bunjaku: Ja edhe një krijim i një vlere të lartë artistike i Muhametit, me të cilin, “Ëndrra e një Sorre”, në fakt, e verifikon, për të satën herë, se është sot për sot, njëri ndër kultivuesit më të suksesshëm të tregimit, siç e ka vërtetuar këtë, zaten, edhe me dy Librat e tij paraprake. Me një temë dhe ide tashmë të njohur pakashumë për neve që na ra hise të ishim lindur e të kishim jetuar para viteve të të 2000-ta, por gjithnjë me një këndëvështrim kaq të qëlluar, me një gjuhë sa të kapshme për secilin recepient, pokaq të dlirë dhe me figurëshmëri mjaftë të begatshme stilistike; me personazhe kaq të skalitura bukur e duke i individualizuar e tipizuar si më së miri, me një kompozicion fare të shlirëshëm – ia del ta bëjë një rrëfim kaq të pëlqyeshëm. Edhe me tregimin “Qershiat e kuqe”, lexuesi ka një tregim përplotë erotozëm, milimetrikisht me kujdesin, do të thoja të një skulptori, që të të mos rrëshqasë në pornografi të sekëlldishme; por që, pa jargavitje (që rëndomë po i bëjnë kohëve të fundit disa “sekser-e”), me një sens të stërholluar artistik – Muhamedi, na e sjellë një copëz vere, në formë të një rrëfimi kaq estetik dashurie, do të thoja, fare të pastër, e pa ndjesi “eksituese maskarenjësh” – që më i lumtë! Pasoon me lexuesin tjeter: Prozë “Me fllad vere”. .. Një relaksim i këndshëm në kët kohë të zhurmshme. Skenë e mirë ajo, piktura nën qershi…falemnderit që po krijon këto tregime plot shije. Xhemail Veseli:Teorema e Pitagores vlenë vetëm të katetet dhe hipotenuza e trekendeshit kendedrejtë! Perndryshe edhe mua me shtyri që me ‘plumba qorre’ të ‘vras’ mendjen vrastare se ç’shije e hije kanë pasur qershizat në kohen e Pitagores/. Rrëfimet tua tregime janë të mrekullueshme, ato janë novela romane dhe nga çdo njëri tregim mshehet një film me metrazhë të gjatë. Tregimet e Muhamedit vërehen dukshëm se ditadités begatohen me tema, stil e gjuhë të rrjedhshme dhe premtuese begatuese. Te Muhamedi vërehet një ecje e sigurtë drejt një stili të veçantë dhe shumë origjinal, me tema trajtimi të aktualitetit, gjithnjë me pércjellje porosish.(K.Bislimi)

Tregimet te vëllimi “Djersa e gurit”, autorit M. Halili

Lëndën për tregimet e përfshira në këtë libër, Muhamet Halili, përmban 22 tregime të sistemuara në tre cikle, ku ngarend nga realiteti konkret i jetës sonë, ku autori, duke hulumtuar e trajtuar momente nastolgjike sa edhe edhe emacionuese, e më shumë karakteristike.Ai, kryesisht përvishet ngjarjeve e situatave të periudhës së pasluftës së fundit, i cili dëshmohet jo vetëm si një vrojtues i mirë i këtij realiteti, por edhe një mjeshtër i mirë i të rrëfyerit sensibil dhe metaforik. Tregimi i Halili është i rezervuar në shprehje dhe shpërfaqje simbilike dhe, përpiqet të rrëfejë dhe shpërfaq në mënyrë krejt origjinale e me një art të arrirë, vetëm esencialen e ngjarjeve dhe temave që shtjellon. Autori të tërheq në grackën e tij përshkruese të situatës dhe marrëdhënies së babait me gurin, aq e tensionuar.dhe asnjëri nuk do t’i dorëzohet tjetërsimit. Megjithatë djersa e nxjerr ngadhnjimtar me aq djersë që rrugëton në portretin e të atit dhe që e ka bërë të ndihet çdo herë krenar, humbja e prindit, që është kurdoherë e dhimbshme
Tema interesantë edhe në tregimet apo përcopëzimet e shkurtra të ndërfutura në brendinë e këtij vëllime, si: Vajza siriane që Muhameti e vë ne siklet me vështrimin e tij, gjendja me temperaturë të lartë dhe përballja me doktorin apo prishjen e ëndrrës, të tilla materie letrare të shijojnë në lexim të tyre nga ana e lexuesit.
Në këto rrëfime, pasqyrime edhe reflektohen në një anë përbotëshme sa të vrazhda, dhe egërsuar dhe pamoralshme, si dhe paetikë e shtrirë gjithandej nën arealin tonë etniko-gjeografik e përshpirtëror, por njëkohësisht e pasur artistikisht, me një kahje, drejtim dhe intensitet, me thellësi e mprehtësi të kënaqshme mendimin e me shprehje lakonike. Sipas
Odise Plaku.
Në këtë libër, 22 tregime të sistemuara në tre cikle, ku shortohen, hibritizohen dhe artistikisht ironizohen si çështje të ndryshme dhe ngjarje të jetës sonë të përditshme, duke filluar me tematik nga ato familjare, shoqërore, erotike deri tek ato trungor, etnik dhe shoqërore, me të gjitha përmasat e dimensionet letrare e të thella meditative të mundshme kulturore, artistike,sociale, ekonomike, politike etj.
Në tregimet e Muhameti Halilit, i vihet në pah nga kritika letrare, se ka shumë dashuri për vendin e për njerëzit, gjë që e shpërfaq përmes formave artistike origjinale. Ai, jo vetëm i rrëfen ngjarjet, por, për më tepër lakmon dhe kërkon pahezitim në nxitjen dhe ruajtjen dhe pacenueshmërinë e dinjitetit të njerëzor, duke luftoar me gjithë nëpërkëmbjen e tij, e të përballet dhe ta luftojë me të mirë, të keqën e sotshme e këtushme, në ambientimin tonë, megjithë atë guximshmëri, të parimeve dhe virtyteve më të larta njerëzore. Halili, i tillë vjen si autori në librin “Djersa e gurit”. Proza e Muhamet Halilit, në pjesën më të madhe ka ruajtur në të shumtën e rasteve ato elemente që sot e karakterizojnë zhvillimin e kësaj gjinie letrare tek ne, me një tendencë kapërcimi të këtyre përdallimeve.
Vepra me motive sociale si: Tregimi “Kokëkashta” në një përvjetor gjendja sociale bie pre në një marrëdhënie raporti printit dhe bijës. Si një ëndërr për një kukull dhe mungesa dhe pamundësia e nënës për t’ia bërë dhuratë e çdo lloji do të dukej dhe ishte ëndërr e vonuar në mungesë. Shënime për autorin dhe veprat e botuara të tij

You Might Also Like