Mbulimi i fushës në lojën e volejbollit është një ndër elementet kryesore në këtë sport, aq më tepër që me avancimin e volejbollit tashti shërbimet janë gjithnë e më të forta.
Lojtari libero është i specializuar, që detyrë kryesore ka mbrojtjen e fushës për të shmangur kundërshtarin që të marrë pikë. Libero ka rol kyç në pritjen e shërbimit, i cili ekipit i mundëson një sulm më mirë të organizuar. Në mbrojtje rol parësor ka vija e parë – blloku, derisa libero vendoset asisoji që të mbulojë hapësirën prapa bllokut. Libero pret edhe topat që vijnë nga blloku kundërshtar, andaj ky tip i lojtarit duhet të jetë shumë i lëvizshëm, i vëmendshëm, i shkathtë, të lexojë lojën, të vendoset e pozicionohet mirë në mënyrë që të jetë sa më efikas në veprimet e tij.
Pa dyshim se shembulli më i mirë se si luhet në mbrojtje është volejbollistja e Dritës Adelajda Prenga – Ilazi.
Kjo volejbolliste në foto shihet se si është pozicionuar mirë, me duar të zgjatura e me shikim kah topi, e ekuilibruar me një këmbë në këndin e duhur, e fokusuar me teknikë të përkryer dhe e gatshme për të marrë veprimin tjetër edhe atë në një pozitë ku shumë vështirë është të kapet topi.
Edhe në topat që shkojnë jashtë fushës nga blloku, na kapjen e të cilëve duhet shpejtësi e madhe, Prenga – Ilazi është shumë e shpejtë, e saktë dhe e zonja për veprimin e duhur, ajo thjeshtë është „truri“ i mbrojtjes, shpëtimtarja e ekipit në fazën e mbrojtjes dhe nismëtarja e aksionit sulmues.
Sukseset e KV Drita ndër vite gjithësesi se janë ngushtë të lidhura me emrin e saj, por edhe të kryetrajnerit Lorik Ilazi, bashkëlojtareve dhe drejtuesëve të KV Drita. /kryelajmi.com/.