Bekim Isufi nuk është më trajner i Dritës. Ai është ndarë me ekipin gjilanas pas humbjes nga Llapi, ndonëse ka thënë se për largimin e tij e kishte njoftuar klubin para dhjetë ditësh, raporton Gazetasheshi.com.
“Më nuk jam trajner i Dritës. E kam lajmëruar para dhjetë ditësh se kjo ishte ndeshja e fundit. Ndoshta keq se ndeshja e fundit ishte me humbje, por duhet një frymë e re te skuadra në mënyrë që t’i shijojë titujt e fituar”, deklaroi Isufi për SuperSport.
“Unë edhe më parë e kam paralajmëruar dorëheqjen, por kryesia nuk ka pranuar, por tani më nuk ka kthim prapa”, shtoi Isufi pos tjerash.
Drita tashmë duhet të angazhohet për ta gjetur zëvendësuesin e Isufit. /Gazeta Sheshi/