Futboll

Nuhiu: Kishim më shumë se Prishtina, por nuk arritëm të realizonim gol

Ardian Nuhiu, kryetrajner i Dritës pas ndeshjes me Prishtinën ka deklaruar:

“Realisht në pjesën e parë nuk arritëm të dilnim në lojën tonë. Prishtina na ka analizuar dhe nuk na la të krijojmë asgjë. Në pjesën e dytë pamë një ndeshje shumë të mirë, me shumë raste. Kishim më shumë se Prishtina realisht, por nuk arritëm të realizonim gol. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës. Gjatë gjithë ndeshjes, edhe në pjesën e parë, u thosha futbollistëve të dalim te loja jonë. Ishim në ecuri të mirë të rezultateve. Por, kundërshtari nuk na la të dilnim te loja jonë. Në pjesën e dytë patëm qarkullim më të madh të topit. Mungoi realizimi për të shkuar te goli”.

You Might Also Like