Futboll

Dy ekipet gjilanase nesër i zhvillojnë për Kupën e Kosovës

Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani këtë të mërkurë do të zhvillojnë ndeshjet për Kupën e Kosovës.

FC Drita, në cilësinë e vendases do të zhvillojë ndeshjen e saj ndaj Ulpianës së Lipjanit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Stadiumin me bari sintetik dhe do të nis në ora 13:00. Drita në këtë ndeshje hynë pas barazimit ndaj Dukagjinit të Klinës dhe ky është rast i mirë për t’u këndellur ekipi që drejtohet nga Ardian Nuhiu.

Këtë të mërkurë do të zhvillohet edhe ndeshja Llapi – Gjilani, e cila gjithashtu është e vlefshme për Kupën e Kosovës në Futboll. Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe do të nis në ora 13:00.

You Might Also Like