Libri

Biblioteka e Gjilanit “Fan S. Noli”, vend i vlerave kulturore

  

 Shkruan: Erdë Mehmeti

Kot nuk thonë se librat janë dritare e jetës. Pa librat, njerëzimi nuk do ta arrinte civilizimin që ka sot. E biblioteka e Gjilanit hap dyert çdo ditë për të gjithë ata që dëshirojnë të zhyten në dallgët e letërsisë të ëmbël.

Për të mësuar më shumë rreth këtij institucioni të artë, biseduam me drejtorin e Bibliotekës së Gjilanit , Qazim Azizi.

Qazim Azizi, Drejtor i Bibliotekës së Gjilanit

Qazim Azizi, i lindur në qershor të vitit 1966 në Vranjë, jeton në Gjilan me familje. Shkollën fillore “Migjeni” e kreu me sukses të shkëqyer në vendlindje. Gjimnazin në Gjilan po ashtu me sukses më të lartë, i angazhuar dhe i dalluar në aktivitete kulturore me të rinjtë. I pasionuar në lexim që nga vitet 80-ta e shkollës fillore, tanimë ka kaluar leximin e më shumë se 3500 libra. I diplomuar për Gjuhë dhe kulturë frënge dhe latine në Universitetin e Prishtinës më “92.Titulllin magjistër i bibliotekarisë dhe informacion e mori më 2009. Teza e mbrojtur me titull “ Ruajtja dhe zhvillimi e fondeve librare të bibliotekave në regjionin e Gjilanit” Universitetit në Zarë –Kroaci. Sot, në Bibliotekën e Qytetit Gjilan ushtron punën e udhëheqësit të saj, por, fillimisht ka punuar në departamentin e hulumtimit dhe zhvillimit bibliotekar. Gjatë kësaj kohe ka bërë implementimin e një mori projektesh për modernizimin e veprimtarisë dhe rrjetëzimin bibliotekave në nivel republike dhe regjioni. Është gjithashtu udhëheqës i Projektit të digjitalizimit të Bibliotekës së qytetit në Gjilan si dhe iniciues për bibliotekat – Viti, Kamenicë, N Bërdë si dhe Universiteti i Gjilanit përmes programit Cobiss. Autor dhe pjesëmarrës i një mori konferenca me tema e kumtesa shkencore, bibliotekare dhe trashëgimisë kulturore e shpirtërore në trevat shqiptare në konferenca e takime shkencore.

Z.Qazim Azizi, shpjegoi se nuk është e lehtë të flasësh për rëndësinë e letërsisë, e sipas tij, pa letërsi, e shkrim artistik njeriu-humanoidi do ti ngjante më shumë një formati të makinës.

” Jo rastësisht, njeriu, nuk do të ishte ai sot po mos të bënte dhe ruante shënim, të linte shenja shkrimi, të arkivonte informacion. Që nga shkrimet e vjetra me kunja të Sumeranëve, me heroglifet e Egjiptase dhe ato Babilonase të Kodit të Hamurabit. Ai njeriu, nuk do të ishte ky, nëse nuk do të krijonte letërsinë dhe shkrimet epike e Homerike të Greqisë së vjetër, nuk do të hynte në kohën e renesancës pa Makiavelin, Danten e Servantesin e Shekspirin nuk do të dihej se çka është romantizmi pa Dostojevskin, Tolstoin, Hygo, Balzak,  pa  Shtajnbekun e Fitzeraldin, Heminguejn Folknerin, Shilerin, Tomas Mann, Hesse e Gynter Gras, Salman Rushdi, Kadare, e shumë e shumë autorë. Poetë e dramaturg të tjerë, janë pakufi emra të shkrimtarëve në mbarë rruzullin që i kanë dhënë kënaqësi shpirtërore lexuesit të tij-për këtë ja vlen letërsia.”- Theksoi Azizi

Biblioteka e Gjilanit i’u ofron lexuesve të vetë libra nga të gjithë këta shkrimtarë të mrekullueshëm. Por, kur u themelua kjo bibliotekë?

Z.Qazim Azizi, tregoi se Biblioteka e Qytetit të Gjilanit është hapur në vitin 1938 me një iniciativë të intelektualëve ( të gjitha komuniteteve) të kohës nën emrin “Shoqata e Gilanasve”.

Pra, qytetarët e Gjilanit, kanë pasur mundësinë të lexojnë nga kjo bibliotekë që nga shekulli XX, mirëpo sa ka ndryshuar me kohë, interesimi i qytetarëve për të lexuar?

“Fluksi i interesimit të lexuesve në bibliotekën tonë ka pasur një vazhdimësi që nga viti 2000 e këndej numri ka qenë diku në mes 4 mijë e 4500 lexues. Vitin e fundit biblioteka ka pasur një rënie të anëtarëve autokton, por bibliotekës  i janë shtuar përdoruesit e fondit digjital të saj me mbi 1500 anëtarë nga “largësi” për mes rrjetit të internetit.  Letërsia artistike, drama, poezia janë akoma nga lëmitë më të lexuara dhe më të frekuentuara në bibliotekën tonë edhe pse edhe literatura dhe librat psiko-filozofik nuk janë fort mbrapa. Është për tu lavdëruar, sepse numri i femrave anëtare dhe lexuese në bibliotekën e qytetit është dyfish më i lartë se i meshkujve, këtë e tregojnë statistikat e nxjerra vit për vit. Në vitin paraprak 2022 femrat kishin lexuar mbi 10 mijë e 900 kurse meshkujt 5752 libra të huazuar dhe lexuar.” – Tha Azizi

Pra, kjo bibliotekë vetëm i shton vlerën qytetit të bukur të Gjilanit, andaj ne si qytetarë ta gëzojmë këtë institucion të vlefshëm e të pasurohemi sa më shumë duke lexuar.

You Might Also Like