OPINION

DKA bashkë me Shkollat e Mesme të Gjilanit, nuk guxojnë të vendosin në përzgjedhjen e operatorëve ekonomik, ofertues për ekskurzionin e nxënësve në Shqipëri

    Gjilan, 14 shtator / Të hënën që shkoi, shkollat kanë hapur ofertat e Agjencive për tenderët e shpallur nga shkollat e mesme të Gjilanit; Gjimnazi “Z.Handini”, gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, SH.M.E “Marin Barleti”, Sh.M.Mjeksi “Asllan Elezi”, SH.M.T “Memet Isai”, SH.M. Arteve Pamore “Adem Kastrati”, SH.M. Muzikës, si dhe ajo e Bujqësisë ” Arbëria”. Prej atëherë, shkollat akoma nuk i kanë shpallur përfituesit, përshkak të përzierjes së autoritetit të Komunës, ngase kryetari Haziri ka të preferuarit e tij, brenda ofertuesve, siç kishte vepruar edhe vitin e kaluar, duke u dhënë tenderin vetëm dy operatorëve, njerëz të tij familjar përkatësisht “tagërdhënës”.   Kështu kanë shfaqur dyshimet e tyre ofertuesit serioz e të përgjegjshëm, që kanë konkuruar në këto tender, duke iu referuar përvojës së vitit të kaluar, vonesave dhe jotransparencën që po ndodhë më shpalljen e përfituesve të këtyre tenderëve, edhe këtë vit.   Për hirë të korrektësisë dhe transparencës sonë, po ia paraqesim publikut edhe Agjencitë konkuruese:

A.T. “PËRPARIMI”, Gjilan; A.T. “SHKËNDIJA TRAVEL”, Gjilan; AT. “VIKTORIA”,  Gjjlan; AT. “ALBA TOURS”, Gjilan; AT. “OCEANIA”, AT. “MOREA”. Nga këta ofertues, ka edhe të tillë që  dyshohet se nuk janë të akredituara dhe as pa seli madje.

 

Sipas Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr. 2/2016, neni 11. Pika 2.12.3, hapjen e ofertave dhe përzgjedhjen e operatorit  për ekskurzion të nxënësve, në këtë rast, e bënë komisioni prej 3 anëtarësh, ku bëjnë pjesë: një përfaqësues i autorizuar nga DKA, kryetari (ose një përfaqësues tjetër) i Këshillit Drejtues të Shkollës dhe drejtori i shkollës.

 

Prandaj, duke e parë ktë vonesë të përcjellë me jotrasparencë nga autoriteti vendimmarrës, edhe kësaj herë ka indikacione të  ndikimeve nga autoriteti më i lartë i komunës – kryetari Lutfi Haziri, duke i privuar në këtë rast autoritetet shkollore për të vendosur sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

Në komunikimin tim zyrtar (përmes celularit) me drejtorin e DKA z. Nazim Gagica, lidhur me këtë çështje, ai ka deklaruar se shpallja e përfituesve, do të bëhet javën e ardhshme, nga e hëna (më 17 shtator 2018). Ndërkaq, dihet se, sipas tenderit, disa shkolla duhet të fillojnë ekskurzionin po nga kjo ditë, më data 17 shtator.

 

Megjithate, marifetin e kësaj pune do ta shohim deri atëherë!

_______________________________________________________________________________

Shefik Surdulli / Këshilltar komuna, nga PDK Gjilan/

Email adresa: [email protected]

You Might Also Like