OPINION

Rrumbullaksimit të projektit të Mirushës nuk po i shihet fundi!

 


Shkruan: Refik HASANI


E kujtojmë opinionin e Gjilanit që ish-Këshilli i lagjes Zabel që në vitin 2005, bëri aktivitete për rregullimin e ujërave të zeza, kohë kur i tërë qyteti i Gjilanit kundërmonte. Janë bërë shumë aktivitete që kjo çështje të shtrohet edhe në Kuvendin Komunal të Gjilanit, në Ministri të Ambientit deri edhe Parlament të Kosovës.

Pas shumë kërkesave, ankesave me shkrim është më lejuar fjala në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe në Parlament të Kosovës.

Aktiviteti u vazhdua duke i njoftuar të gjitha instancat për rregullimin e ujërave të zeza edhe është organizuar peticioni, sikurse edhe një performancë, formë e demonstratës.

Mbi një mijë shkrime të publikuara në media të shkruara dhe elektronike. paraqitje publike, intervista, prononcime, deklarata dhe opinione në radio e televizione lokale dhe nacionale janë bërë.

Ishte angazhim nëpër dhjetëra, debate, diskutime të niveleve të ndryshme që janë shtruar dhe trajtuar tema.

Pas përpjekjeve dhe kërkesave të pareshtura u arrit të njoftohet dhe alarmohet opinioni jo vetëm të Gjilanit, por edhe atë kosovar për rrezikun që i kanoset Gjilanit nga kundërmimi, mushkonjat, moçali i krijuar në Lagjen Zabel dhe mos rregullimi i Lumit Mirusha, Stanoshorka dhe Uji i Banjë.s Dezinfektimi që tani praktikohet ishte një propozim dhe një sërë iniciativa, propozime konkrete.
Përfundimi i këtij projekti konsiderohet domosdoshmëria e ndërtimit sa më parë të një impianti për përpunimin e ujarëve të zeza.


Autori, përfaqësoi Këshillin Organizativ për rregullimin e ujërave të zeza në Lagjen Zabel themeluar në vitin 2005,ish-Këshilltarë Komunal në KK Gjilan në legjislaturën 2009-2013,propozoi formimin e komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë.

You Might Also Like