Deri më sot janë dhënë shumë dëshmi që femrat jo vetëm se janë të afta për çdo lloj sporti, por ato edhe kanë shënuar suksese të tilla, me të cilat mund të krenohemi. Por, ajo ka nevojë për përkrahje të shoqërisë, familjes, institucioneve përkatëse, që jo vetëm të jetë pjesëmarrëse si sportiste por edhe në pozita drejtuese.
Po ashtu, përveç zhbërjes së paragjykimeve, duhet një mbështetje e gjithanshme e në veçanti ajo materiale, sepse femra mundet, dhe ia del në çdo sport, madje edhe me rezultate kulminante.
Kështu, është thënë ndër tjerash, në debatin “Pasioni s’ka Gjilani”, që u mbajt sot në Gjilan që u realizua në kuadër të projektit “Barazia gjinore në sport”, e që po implementohet nga OJQ “Gruaja Hyjnore”, ndërsa po mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e Komunës s Gjilanit.
Kontributdhënës në këtë debat ishin: Deniza Limani, Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, Mimoza Shkodra, ish volejbolliste, Mimoza Kadriu, psikologe, Blerim Sylejmani, ish kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Sportit Shkollor dhe Enver Sadiku, gazetar, njohës i mirë i sportit.
Ky debat mëtoi të nxjerrë informacione nga profesionistë të ndryshëm panelistë të ftuar, mbi gjendjen në këtë fushë në komunën e Gjilanit me qëllim që të gjithë ata që kanë, në çfarëdo forme përgjegjësinë, të veprojnë, qoftë për të ndryshuar, përmirësuar, avancuar çështjen që ndërlidhet me femrën dhe sportin. Qëllimi është edhe që të sensibilizohet opinionin, për aq sa ka mundësi përmes këtij debati, (që do të transmetohet edhe në media sociale e media), për sportin femëror dhe gjithëpërfshirjen e femrës në sport. Po ashtu duhet edhe kampanja, programe të ndryshme…, që të rrisim edhe vetëdijësimin e femrave që të përfshihen sa më shumë në sporte të ndryshme
Përndryshe, Deniza Limani, Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport ka folur për gatishmërinë e Komunës, përkatësisht Drejtorisë përkatëse për të përkrahur sportin në përgjithësi e veçmas sportin e femrave, duke mbështetur klube dhe sportiste. Ajo u shpreh e gatshme edhe në të ardhmen të mbështet edhe iniciativat për themelime të klubeve sportive të femrave por edhe mbështetjen e sportisteve që tregojnë rezultate.
Mimoza Shkodra, ish volejbolliste ka folur për përvojat e saj si ish volejbolliste. Ajo ka potencuar se tnai femrat e kanë ma lehtë se më parë por se sporti është sakrificë dhe ato që orientohen në sporte të ndryshme duhet punë nga to, por edhe përkrahje nga shoqëria, familja e institucionet. Sa i përket femrave në pozita udhëheqëse në sport ajo tha se gjendja aktuale është për të dëshiruar dhe në këtë drejtim kërkoi nga ët gjithë të japin kontributi ne tyre për të përmirësuar.
Ndërsa, Blerim Sylejmani, ish kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Sportit Shkollor, ka treguar për punën kolosale që është bërë me vite në sportin shkollor, e që sipas tij, sukseset janë evidente edhe në sportin e femrave, Pikërisht rëndësia e sportit shkollor është e madhe në zbulimin e talentit dhe krijimin e një sportisteje.
Këtë e ka bërë sporti shkollor dhe pikërisht për këtë ai ka kërkuara vëmendjen e institucioneve përgjegjëse që të ndihmojnë ma shumë sepse mbështetja financiare është jetike. Ai ka përmendur raste konkrete të suksesit të sportisteve, e që kanë burim sportin shkollor, ndërkohë që si sekretar i Federatës së Badmintonit, një sport i ri ndër ne, ai foli edhe për përfshirjen e vajzave dhe suksesin që po e tregojnë edhe atë jo vetëm në nivel vendi por më gjerë.
Mimoza Kadriu, psikologe tha se femra mundet dhe është e denjët për çdo sport ndërsa foli edhe për të mirat që i ka sporti në aspektin psikologjik e social., ndikimet për të mirë, ndërkohë që kërkoi të luftohen paragjykimet që mund të jenë në lidhje me përfshirjen e vajzave në sporte të ndryshme, duke thënë se pasioni nuk njeh gjini dhe po ashtu është treguar se vajzat munden dhe janë të suksesshme edhe në sporte që mendohen si sporte mashkullore.
Enver Sadiku, gazetar, njohës i mirë i sportit, ka folur në lidhje me atë se si shihet sporti ndër femra nga syri i një gazetari, duke qenë kritik në atë se shoqëria mund të bëjë me tepër në këtë drejtim dhe ka kërkuar nga institucionet që të fokusohen në mbështetjen e femrave në sport sepse ato jo vetëm që munden, por siç u shpreh ai, “në shumë sporte, me sukseset e tyre kulmore, na kanë zbardhur fytyrën”.
Ai tha se edhe mediat kanë mundur të bëjnë ma shumë në këtë drejtim dhe duhet pasqyruar dhe përkrahur më shumë sportin ku është e përfshirë kjo kategori.
Ai tha se tani është më lehtë se më parë sepse tani e kemi një kulturë sportive si shoqëri, edhe në familje për t pas femra në fushë e tribunë dhe kjo është mirë.
Përndryshe, OJQ “Gruaja Hyjnore” do të vazhdojë me aktivitete të tjera nën moton “Pasion s’ka gjini”. 2lonline.com