Futboll

Juniorët e Dritës denjësisht përfaqësohen në Superligë

Vitin e kaluar u inkuadruan në Superligën e Juniorëve e sivjet në vjeshtë janë radhitur në pozitën e katërt, që është një sukses i madh. Drita FC, ekipi i juniorëve mëton që edhe në pranverë të arrijë suksese të mëdha, kurse kryetrajneri Genc Sermaxhaj për këtë qëllim ka dalë me një dedikim të vecantë.

Sot përfundoi pjesa e parë e kampionatit në Superligën e Juniorëve U19.

Suksesin që patëm në sezonin e kaluar duke u inkuadruar në Superligë nga Liga e Parë, e vazhduam po njësoj me suksese e me paraqitje dinjitoze edhe në këtë vit!

Zhvilluam gjithsej 17 xhiro, dhe arritëm të tubojmë 35 pikë. Do të dimërojmë në pozitën e katërt me vetëm 5 pikë mbrapa kryesuesit. Gjithsesi se me pak fat do të ishim të renditur edhe më lart.

Nga gjithsej 17 ndeshje, ne arritëm këto rezultate:

Fitore 10

Barazime 5

Humbje 2

Ata që arritën këto rezultate janë padyshim futbollistët, që me shumë disiplinë, angazhim e lojëra fantastike, na dhuruan emocione pa fund gëzimi, me ç’rast i falënderoj për të gjitha.

Gjithsesi nuk ka mbaruar asgjë. Ne do të presim pjesën e dytë të kampionatit edhe më të fuqishëm!

Më poshtë janë të paraqitura rezultatet e të gjitha ndeshjeve të pjesës vjeshtore të kampionatit.

XHIRO I

FC DRITA 1:4 TREPÇA 89

Xhiro II

KF DRENICA 1:2 FC DRITA

Xhiro III

FC DRITA 1:1 KF BALLKANI

Xhiro IV

KF BESA 0:3 FC DRITA

Xhiro V

FC DRITA 6:2 TREPÇA

Xhiro VI

SC GJILANI 1:4 FC DRITA

Xhiro VII

FC DRITA 1:0 RAMIZ SADIKU

Xhiro VIII

FC PRISHTINA 1:1 FC DRITA

Xhiro IX

FC DRITA 2:2 KF LIRIA

Xhiro X

FC DRITA 3:2 KF KEKU

Xhiro XI

KF VELLAZNIMI 0:2 FC DRITA

Xhiro XII

FC DRITA 0:2 KF LLAPI

Xhiro XIII

KF FERONIKELI 2:3 FC DRITA

Xhiro XIV

FC DRITA 5:1 KF FLAMURTARI

Xhiro XV

KF FERIZAJ 2:2 FC DRITA

Xhiro XVI

FC DRITA 6:0 KF VUSHTRRIA

Xhiro XVII

2 KORRIKU 1:1 FC DRITA

 

You Might Also Like