Viti

Halit Alidema, veprimtar dhe humanist i dalluar ne komunën e Vitisë në kohërat më të vështira

Shkruan : Aziz Zuka

Nëse vërtet meriton dikush për të shkruar disa rreshta për të , për punën , angazhimet dhe mirësjelljen në shuëe aspekte atëherë padyshim se këtë e meriton një personalitet i respektuar jo vetëm në komunën e Vitisë po edhe me gjerë. Ketë epitet padyshim se e meriton Halit /Asllan/ Alidema nga Pozharani, i cili rrjedhë nga një familje me tipare dhe angazhime patriotike të brumosura në personazhin nga Gjyshi i tij, atdhetari dhe patrioti Shaban Haliti, i cili ishte mbytur me dru dhe është njeri ndër viktimat e masakrës serbe në vitin 1945 në xhaminë e Pozharanit e që ishte shenjtëruar një kohe të gjatë si patriot për të drejtat e shqiptarëve dhe ishte bërë halë në sy nga serbët një kohë të gjatë.

Haliti , si i ri u kyç ne aktivtete sportive ,në Pozhran si lojtar i ri i KF Vllaznia, pastaj karrierën e vazhdoi si aktivist dhe mbështetës i këtij klubi. Gjate karrierës se tij si veprimtar edhe ne aktivitete të tjera e veçmas humanitare pas viteve te 90-ta, kur nga puna u dëbuan nga pushteti fashist serb, ai ishte edhe anëtarë i Kuvendit për themelimin e Shoqatës së sporteve te pavarura të mbajtur me 4 Korrik 1992 ne fshatin Terpezë, ku definitivisht është bërë ndarja e sportit vitias nga ajo e Serbisë qe atëherë nuk e ndali aktivitetin e tij.

Me riaktivizimin e Kf Vllaznisë pas nje kohe prej rreth tri vitesh ne vitin 1995 ,Haliti në vitin 1997 u zgjodh kryetar i klubit deri ne vitin 1999. Edhe njëherë ne vitin 2009 zgjidhet kryetar deri ne vitin 2011, ishte ai qe u angazhua qe stadium i qytetit ne Pozharan tëe emërtohet me emrin e futbollistit te njohur pozharanas Ibrahim Kurteshi, ku ne kuvendin e mbajtur më 2011 ky stadium qe nga atëherë mbanë këtë emër. E nga viti 2024 këtë funksion e ushtron edhe tash. Vlenë te theksohet se pos angazhimeve ne aktivitete sportive Haliti nga viti 1990 u kyq dhe u angazhua ne punet e ndihmave humanitare . Kështu ai ne vitin 1993 u angazhua ne Shoqatën humanitare “Nene Tereza” ku ka shpërnda ndihma ne shume vende ndihma . Është organizator dhe themelues i Ambulancës shëndetësore ne Pozharan se bashku edhe me Adem Piren,/tani i ndjere / e cila ka punuar ne objektin shtese te xhamisë ne Pozharan e cila ka punuar si objekt i pavarur dhe si objekt i Republikës se Kosovës ne vitin 1996, ku qytetaret merrnin shërbime shëndetësore falas nga punëtorët shëndetësor te SHBH ”Nene Tereza”.

Ky aktivitete ka vazhduar edhe gjate luftës ne Kosove ku personazhi ynë ka ndihmuar përmes shoqatës me ndihma te ndryshme çlirimtarët ne zonën e luftës si ne Zonën e Karadakut , pastaj pas vitit 1999 ndihmoi edhe luftëtarët ne luftën e UÇK kombëtare ne Maqedoni si dhe UÇPMB ne Preshevë. Aktivitetin e tij Halit Alidema asnjëherë nuk e ndali duke punuar dhe angazhuar ne kushte jo te mira .Nga pas lufta ka punuar ne SHBH ”Nene Tereza”.

Nga Viti 2015 ai e ka zëvendësuar si Koordinator kolegun e tij Ajet Sallahu dhe nga ai vit Haliti është Koordinator regjional i SHHBK “Nëna Terezë”.

Rrugëtimi i tij në këtë shoqatë është një histori përkushtimi, humanizmi dhe përballje me sfida të mëdha. Në kohët më të vështira për popullin tonë – gjatë luftës – ai ishte aty, në shërbim të të tjerëve. Me guxim, përkushtim se bashku me koleget e tij para lufte menaxhoi ambulancat dhe strukturat shëndetësore të shoqatës në kushte të jashtëzakonshme, duke u bërë mbështetje për qindra familje në nevojë. Kontributi i tij nuk ishte vetëm profesional – ishte njerëzor, i ndërtuar mbi ndjeshmëri dhe solidaritet. Ai mbajti gjallë frymën e ndihmës dhe vlerat që i dha jetë SHHBK “Nëna Terezë” – vlera që sot janë trashëgimi dhe frymëzim për brezat që vijnë. Jam i bindur se këta rreshta kushtuar këtij aktivisti nuk janë te tepërt ai këtë e ka merituar dhe e meriton. Qytetaret pozharanas por edhe ata të komunës se Vitisë të të gjitha shtresave e falënderojnë për këtë kontribut dhe për gjithçka që ke bërë për komunitetin dhe për çdo dorë ndihme që ke shtrirë në emër të humanizmit. Puna e tij e deritashme ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

You Might Also Like