Trashëgimi

INVESTIME EMERGJENTE NË FUSHËN E TRASHËGIMISË KULTURORE

Nga vizita e ministrit Hajrullah Çeku, në rajonin e Gjilanit
INVESTIME EMERGJENTE NË FUSHËN E TRASHËGIMISË KULTURORE
Në Gjilan, sot qëndroi ministri i Kulturës , Rinisë dhe Sporit, z. Hajrullah Çeku. I shoqëruar nga drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore të Gjilanit, z. Arton Hoxha, realizuan vizita në disa nga objeketet e trashëgimisë kulturore në rajonin e Gjilanit dhe të Ferizajit.
Gjatë kësaj vizite pune në terren, ata panë për së afërmi objektet e përzgjedhura për ndërhyrje emergjente gjatë këtij viti, të cilat janë pjesë e Listës së objekteve të mbrojtjes së përkohshme , si: Shtëpinë kullë të Sahit Agës, Mullirin e Ndue Sopit në Bincë dhe Mullirin dhe Valavicën e Vishëve.
Ministri Çeku u sigurua së afërmi se investimet e destinuara për këto monumente të trashëgimisë kulturore, janë më se të nevojshme dhe u zotua se kësaj fushe, po edhe kësaj ane, do t’i kushtojë një vëmendje më të madhe, në mënyrë që të ruhen këto thesare të arkitekturës tradicionale nga shkatërrimi.
Objekte tjera të përzgjedhura për intervenime emergjente në këtë rajon, për këtë vit,janë edhe: Mulliri i Zylbeharit, Mulliri i Madh, Xhamia në Dunav, Xhamia e Llovcës, Xhamia e Germovës, Xhamia e Vryqecit dhe ajo e Velekincës.
Sipas drejtorit të QRTK-së së Gjilanit, z. Arton Hoxha, kjo vizitë e ministrit Çeku, është një tregues i mirë se vëmendja e institucioneve qendrore nuk do të mungojë.

You Might Also Like