Skuadra e Prizrenit e mposhti Dritën me rezultat 78-102.
Nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes, në asnjë moment nuk ishte epërsia te Drita.
I riu i Prizrenit, Leurit Morina, ishte më i miri te skuadra prizrenase me 25 pikë. Kjo ishte shifra më e lartë e Morinës në këtë stinor në Superligë.
Gjithashtu u dalluan edhe Xavier Cannerfax me 20 pikë, Blendi Matoshi me 15 pikë dhe Robert McCoy me 12 pikë.
Te Drita në mungesë të Qëndrim Demit, u veçuan Nart Llapashtica me 20 pikë, Laurant Ibrahimi me 19 pikë dhe Diellor Maksuti me 13 pikë.
Prizreni’16 me 15 fitore e 10 humbje aktualisht gjendet në pozitën e tretë, kurse Drita serinë e humbjeve e ngriti në 25 ndeshje.
Në xhiron tjetër Prizreni takohet me Pejën, derisa Drita me Yllin.