Sportet me dorë

Amerikania  Jalé Hervey do të përforcojë sulmin e KV Drita

Përforcimi i tretë i KV është drita është lojtarja 26- vjeçare nga SHBA, Jalé Hervey, e cila luan në pozitën katër.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Lorik Iliazi, kryetrajner i KV drita, që ka theksuar se Jalé Hervey njihet si lojtare profesioniste, e cila ne ligën më të fortë amerikane arriti 1000 pikë në sulme duke marr shpërblimin si lojtarja ndër më të mirat në sulme.

Jale ka luajtur edhe në Evropë në liga profesioniste duke treguar se është lojtare e cilësisë së lartë me kercyeshmeri dhe sulme të fuqishme.

Karriera e Jale Hervey:

…… -2017 UCF Volleyball – USA

2017-2018 Oriveden Ponnistut – Finlande

2018-2019 Olympiada Neapolis VB – Qipro

2019-2022 USA

2022 KV DRITA Gjilan

You Might Also Like