Profesori dhe magjistëri i Kimisë, Visar V Ismajli që nga bankat e shkollës fillore të cilën e kishte kryer në ‘Abaz Ajeti’, kishte shfaqur talentin e tij në degët e shkencave natyrore pikërisht në degën e Kimisë. E gjithë kjo dashuri e Visarit për të ditur më shumë për shkencën e Kimisë bën që shkollën e mesme ta përfundon në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi”, në degën si Teknik i Laboratorisë, si njëri ndër nxënësit më të dalluar të brezit të tij.
“Që nga bankat e shkollës fillore isha dashuruar pas natyrës, siq është toka, dielli, planetet, ajri, uji, mikrogjallesat, bimët, shtazët dhe njeriu – por mbi të gjitha shkenca e Kimisë më flente më shumë pasi studion natyrën, përbërjen dhe ndryshimet që ndodhin në të, dhe vazhdimisht si enigmatikë e kisha se cka përbënë Kima me atomet e saja”, thotë profesor Visar Ismajli. Ismajli nuk ndalet në asnjë moment, dhe në afat rekord kryen Fakultetin e Kimisë Inxhinjerike në Prishtinë, duke qenë njëri ndër studentët më të dalluar sidomos duke u dalluar në ekperimentet laboratorike e kimike. “Ditët studentore ishin ndër më të mirat ne jetën time, aty u pajisa me shumë dije nga shumë profesorë të nderuar në laboratoret e fakultetit duke bërë ekserimente shumë të rëndësishme të formulave të ndryshme”, thekson Ismajli. Për ti arritur synimet fëmijëore, Visar Ismajli në Tetovë të Maqedonisë së Veriut për katër vite në mënyrë rekorde merr titullin Prof. i Kimisë, duke treguar zgjuarsi dhe punë cilësore në laboratoret e këtij Fakulteti. Për tu paisur edhe me më shumë dije, Ismajli merr titullin “Teknolog Ushqimorë”, në Univerzitetin e Kamzës në Tiranë.
“Studimet në Tetovë dhe në Kamzë ishin shumë profesionale, pasiqë kishim të bënim me shumë profesorë të jashtëzakonshëm të Kimisë, duke punuar vazhdimisht në laboratoret kimike si dhe kishim të bënim me shumë elemente kimike duke bërë eksperimente të llojeve të ndryshme – si në formula poashtu edhe të Industrisë Ushqimore”, bën të ditur Ismajli. Visari një kohë të gjatë kishte kontribuar si teknik i analizave të gjakut duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm tek pacientët të cilët kishin nevojë, poashtu kontribut të madh është duke dhënë në kompanitë të ndryshme të ujit, duke i bërë analizat për të qenë sa më cilësor uji për popullatën e gjithashtu një kontribut të madh po jep edhe në analizat e produktit të qumështit të kompanive të ndryshme anembanë Kosovës. Ismajli vazhdimisht kishte një ëndërr që dijen e tij t’ia përcjellë rinisë në proceset mësimiore dhe këtë e arrinë me shumë sukses në Shkollën e Mesmë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. “Një ëndërr që e kisha gjatë studimeve, e ajo ishte që të punoja me nxënës që tërë dijen time t’ju përcjellë atyre dhe këtë e realizova në gjimnazin “Xhavit Ahmeti”, ku hasa në një kolektivë shembullor si tek mësimdhenësit poashtu edhe tek nxënësit, edhe pse fati im i mësimdhënësit nuk dihet pasi ende nuk kam një vendim të përhershëm, do të isha shumë i tronditur nëse nuk mundem të punoj më nxënës, pasi kënaqësia ime shpirtrore është kur me nxënës në laborator kërkojmë të pa njohurat e shkencës së Kimisë, shpresoj shumë se do të gjindet zgjidhje edhe për mua që të vazhdoj më tutje të punoje e të kontriboj me nxënësit e mi të dashur”, bën të ditur Ismajli. Profesor Visar Ismajli është edhe një afaristë, I cili ka kompaninë “Olti-Kenza” i cili me punën e tij ka arritur të prodhon sheqer, detergjente të ndryshme e produkte tjera me përbërjet kimike, të cilat vet i formon e i zbaton. Produktet e prodhuara nga vet Visar Ismajli janë të kërkuara shumë në tregun vendor e poashtu edhe jashtë vendit – sidomos në Shqipëri. Gjatë pandemisë Covid-19 dhe tërmetit i cili goditi shtetin e Shqiprisë, Prof.Ismajli dha një kontribut të madh duke ju dalë në ndihmë disa herë familjeve me nevojë. Visar Ismajli nuk ka dyshim që është njëri ndër Kimistët më të mirë që ka Gjilani e Kosova, ndërsa Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ka nderin që në mesin e saj ka një punëtor të jashtëzakonshëm i cili me tërë qenien e tij punon dhe studion që nxënësit e tij nesër të bëjnë emër në shkencën e Kimisë.