Te ndryshme

AAK formon degën e saj edhe në Bavari të Gjermanisë

 Subjekti politik AAK e cila drejtohet nga kryetari i saj Ramush Haradinaj cdo ditë e më shumë po organizohet më fuqishëm për të dhënë kontributin e saj për shtetin e Kosovës. Kryetari Haradinaj me ekspeditën e tij sot ka qëndruar në Bavari të Gjermanisë të cilët kanë formuar degën e AAK-së. Kryetar i kësaj dege në Bavari është zgjedhur Selim Hoti, ndërsa anëtar të kryesisë së degës janë zgjedhur Besnik Pangjaj, Met Aliaj, Mehmet Klinaku, Selim Ukaj, Ramadan Gashi, Haxhere Statovci e Misin Qufaj.

Në këtë promovim të degës së AAK-së në Bavari ishte kryetari Ramush Haradinaj, deputetja e Kuvendit të Kosovës Time Kadrijaj, kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, kryetari komunës së Rahovecit Smajl Latifidhe aktivisti shumë vjeqar Blerim Kuqi. Poashtu në këtë takim ishte edhe kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj dhe shumë musafirë të tjerë. Siq kanë bërë të ditur nga kjo ceremoni shumë shpejt pritet të happen edhe degë tjera të AAK-së në Gjermani, që në mënyrë sa më të organizuar të vazhdojnë e të punojnë për të dhënë kontributin për shtetin e Kosovës. AAK ka një adresë për secilin bashkatdhetar që beson në shtetin e fuqishëm të Kosovës politikisht e ekonomikisht.

You Might Also Like