Te ndryshme

Kryetari i AKK-së në Gjermani, Ukë Blakaj ka reaguar ndaj dënimit të Sali Mustafës “Cali” 

Kryetari i AKK-së në Gjermani, Ukë Blakaj ka reaguar ndaj dënimit të Sali Mustafës “Cali”
Sot (e premte), dhomat e specializuara kanë mbajtur seancën përfundimtare rreth akuzave ndaj Sali Mustafës, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën “Cali”.
Trupi gjykues ka vendosur që dënimi të jetë unik për Komandant “Cali”, me 26 vjet burgim.
Kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj ka reaguar ndaj këtij dënimi.
Blakaj ka theksuar se askush nuk mund të njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Blakaj, ndër të tjera ka theksuar.
“ Jo, në emrin tim.
Asnjë gjykatë, me asnjë gjykim ndaj çlirimtarëve, si sot në rastin e “Calit”, nuk mund të njollos luftën e drejtë e të pastër të UÇK-së.
Liri për çlirimtarët.”

You Might Also Like