KRONIKË E ZEZË

Arrestohet personi i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, njësite patrulluese nga Stacioni Policor Gjilan me datën 24.05.2023 gjatë patrullimit në qytetin e Gjilanit deri sa ishin duke kryer detyra opracinale kanë ndalur të dyshuarin S.J. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar serb).
Gjatë verifikimit i njëjti dyshohet se është i kërkuar në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga shtati i Malit të zi për veprat penale ‘‘Vrasje e rendë’’ dhe ,,Themelim i organizatës kriminale’’. I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan.
Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse.

You Might Also Like