Gjilan

Komuna e Gjilanit, Fituese e Çmimit Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer (ELoGE)

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit ka deklaruar:
Kisha nderin që sot të pranoja Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA.
Komuna e Gjilanit ka përfunduar me sukses procesin e Çmimit Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) dhe ka arritur një nivel të lartë të qeverisjes, të krahasuar me 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike.
Ne do të vazhdojmë të angazhohemi dhe të përkushtohemi në përmirësimin e performancës komunale dhe ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë.

You Might Also Like