Futboll

𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖: 𝑻𝒆̈ 𝒇𝒐𝒌𝒖𝒔𝒖𝒂𝒓 𝒕𝒆 𝒏𝒅𝒆𝒔𝒉𝒋𝒂 𝒆 𝒏𝒆𝒔𝒆̈𝒓𝒎𝒆, 𝒈𝒂𝒓𝒂 𝒑𝒆̈𝒓 𝑲𝒖𝒑𝒆̈ 𝒏𝒖𝒌 𝒕𝒐𝒍𝒆𝒓𝒐𝒏 𝒈𝒂𝒃𝒊𝒎𝒆

𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖: 𝑻𝒆̈ 𝒇𝒐𝒌𝒖𝒔𝒖𝒂𝒓 𝒕𝒆 𝒏𝒅𝒆𝒔𝒉𝒋𝒂 𝒆 𝒏𝒆𝒔𝒆̈𝒓𝒎𝒆, 𝒈𝒂𝒓𝒂 𝒑𝒆̈𝒓 𝑲𝒖𝒑𝒆̈ 𝒏𝒖𝒌 𝒕𝒐𝒍𝒆𝒓𝒐𝒏 𝒈𝒂𝒃𝒊𝒎𝒆
FC DRITA nis rrugëtimin në garë për trofeun e Kupës së Kosovës nesër, e mërkure me ndeshjen e 1/16-ës së finales ndaj KF Liria.
Në prag të këtij takimi kryetrajneri ynë, 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 njofton për përgatitjet rreth kësaj ndeshje, të cilën thekson se FC DRITA do ta trajtojë me përgjegjësi.
“Kemi shfrytëzuar pushimin në maksimum për të rikuperuar energjitë pas një orari të ngjeshur të garave. Skuadra ka punuar mirë, jemi munduar të përmirësohemi në çdo aspekt, të rritemi gjithmonë edhe më shumë si skuadër. Si zakonisht i kemi analizuar ndeshjet e kundërshtarit dhe bëhet fjalë për një ekip të organizuar, i ndërtuar me qëllime të qarta, i diciplinuar në aspektin taktik dhe kanë futbollistë me përvojë që e njohin mirë futbollin kosovar. Jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme, kam besim tek ekipi im dhe fryma mbizotëruese në të. Do të futemi me të gjitha forcat në këtë ndeshje dhe do ta trajtojmë me përgjegjësi takimin”, thekson 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Trajneri ynë foli edhe për garën e Kupës, duke potencuar se çdo ndeshje në secilën fazë të garës duhet trajtuar si një finale.
“Kupa e Kosovës është një kompetcion të cilin duhet ta trajtosh me kujdes. Të luash çdo ndeshje si një finale. Gabimet nuk të tolerohen në asnjë moment, prandaj objektivi ynë është ndeshja e nesërme”, përfundoi 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Ndeshja e rrethit të parë, 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 – 𝐊𝐅 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐚 zhvillohet nesër me fillim nga ora 12:00 në Stadiumin Ndihmës në Gjilan.

You Might Also Like