Gjilan

U nënshkruan kontratat e punës për tetë asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

Sot, drejtoresha e Arsimit, znj. Albana Demiri bashkë me zyrtaren për fëmijët me nevoja të veçanta në komunën e Gjilanit, znj. Liridona Ukshini, dhe drejtorin ekzekutiv të forumit Kosovar të aftësisë së kufizuar, z. Bujar Kadriu nënshkruan kontratat e punës me 8 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, të mbështetur nga Unicefi mbikëqyrur nga Drejtoria Komunale e Arsimit e komunës tonë.
Duke u uruar suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tyre të mëtutjeshëm me fëmijët me aftësi të kufizuar, Drejtoria e Arsimit do të ofroj përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme në punën e tyre.
Punët e mira nuk kanë të ndalur

You Might Also Like