OPINION

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për të nxjerr një rezolutë apo ndonjë dokument i cili dënon krimet e komunizmit

Momentet që po kalon Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për të nxjerr një rezolutë apo ndonjë dokument i  cili dënon krimet e komunizmit në Kosovë që janë bërë prej 1945 e këtej nga njerëzit që i  kanë shërbyer pushtetit komunist të cilët kanë penguar shtetësinë e Kosovës por edhe ata të cilët në emrin e tyre janë dënuar dhe vrarë shumë njerëz vetëm e vetëm pse kanë kërkuar shtetësi për Kosovën. Gjitha këto problem që janë sot e kanë edhe këtë adresë që po pengon funksionimit e gjyqësisë, prokurorisë thënë me një fjalë respektimit dhe zbatimit të ligjeve në Kosovë. Kjo çështje duhet të përfundoj njëherë e mirë për të mos vazhduar me politikat e shekullit komunist në Kosovë dhe për ti dhanë kahe Kosovës në proceset demokratike Evropiane. Krejt shtetet post komuniste e kanë bërë një gjë të tillë andaj ne jemi vonuar shumë dhe vetvetiu jemi bërë pengesë e zhvillimit të shtetit. Askush nuk ka çka frikohet nga e kaluara e tyre as edhe nga trashëgimia e tyre sepse mbi të gjitha është prosperimi i shtetit dhe perspektiva e tyre. Kosova nuk mund të përparoj me mentalitetin komunist dhe argatët e tyre pa u reformuar sipas principeve Evropiane.Izmi Zeka

You Might Also Like