OPINION

OPOZITA APO E KUNDËRTA

Shembull shumë adekuat për Opozitë, për mua, në kushtet tona shqiptare, ishte opozita e VV, gadi gjatë tërë kohës që gjendej në pozitë të tillë Natyrisht, në asnjë mënyrë të lejuara, paraqitejet e saja agresive dhe huligane dhe shkatërruese të pronës të posaformuar dhe “posandërtuar” me kushtet e një shteti pa bugjet shtetëror, ndaj një shteti të brishtë, tö formuar pas tundimeve shekullore!
Opozitë, e cila fatkeqësisht, përkundër dëshirës aq të madhe të popullit të zhgënjyer në pafundësi, me qeverisjen dhe gabimet e qeverive te kaluara fillestare në politikë, dhe gabimeve të panumërta, por edhe zhvatjes, korrupcionit, poltronizmit, autokracisë dhe “sekuestrimit” të një bugjeti thuajse joegzistent dhe çfarë ishte më e keqja e njollosjes të emrit të UÇK-së, me shekuj të pritur, dështuan dhe humbën besimin e popullit në çfardo niveli. Ashtu sikurse të LDK-së, një lidhje demokratike e cila u formua me pjesmarrjen masive te popullit shqiptar të Kosovës, për herë të parë në historinë e popullit të shtypur e masakruar ndër shekuj nga mllefi i popullit dhe e cila u autokratizua deri në atë masë që gadi pruri tek zbërthimi dhe zhdukja e saj, faktikisht mbeti me pasoja të rënda dhe dobësimin maksimal të saj, natyrisht e përcjellur me nepotizëm, korrupcion, autokraci, zhvatje etj… Të cilat i përcjellën poashtu me të njejtat përmasa edhe partitë tjera siç ishin AAK, Nisma Socialdemokrate etj….
Opozita e VV, me atë masë siç ishte “e zonja” në Opozitë, po me atë masë, për fatë të keq, që nga parazgjedhjet e deri më sotë, tregoi apolitikë dhe destruktivitet politik, me pasoja të pariparueshme kombëtare dhe kthim në kohë, për të keq, për dekada të tëra! Duke i kopjuar dhe duke mos i permiresuar asnjö nga gabimet e njejta të parardhësve të tyre, përkundër zotimeve të panumërta preelektorale të cilave nuk iu përmbajtën as me 10%! Duke u nisur nga Kryeministri dhe Kryetarja e shtetit dhe të gjithë vartësit e tyre. Deri sa arritën që të prishin marrëdhënjet me aleatët tanë të ngushtë, me aq mundë dhe sakrificë të rikrijuara, SHBA, BE dhe NATO , deri në atë masë saqë ata u detyruan të vën masa sanksionuese ndaj shtetit që formuan dhe investuan vete!
Me aqë sa nënkuptojmë nga pararreshtat, Opozita do të duhej të ishte e kundërta e Pozitës! Sotë Opozita do të duhej të ishte ajo e cila që tre vite ngrenë zërin lartë, në qfarëdo mënyre demokratike të lejuar nga kushtetuta dhe ligjet, gadi për çdo ditë, dhe të na i hapë sytë, me këto gabime drastike të qeverisjes, dhe arsyetimeve të tyre të pandërprera me “supozime” në të kundërtën, sikurse të ishim të gjithë të verbër dhe shurdhër, duke jetuar në shek XXI! Dhe assesi të jetoj në amullin e vetëkënaqësisë, tëcilat faktikisht nuk ishin ashtu siç ata e bindin vehten dhe mundohen të na bindin edhe neve, dhe dorën në zemër, dalin kohë pas kohe, me një zë të shterrur duke u mburrur “me të kaluarën” dhe “protestojnë” me disa fjali, në mënyrë shumë të qetë sikurse ata e kanë çdo gjë nën “kontroll” dhe duke pozuar për media!
Ata, harruan se i humbën zgjedhjet me 51%, dhe nëse nuk e ngrejnë zërin, apo së paku të “imitojnë” opozitën e VV përmes të cilës ata i fituan 51%, së paku me gjysmën e kapacitetit të tyre, natyrisht që nuk kanë nevoj ta paralizojnë Parlamentin me vite duke gjuajtur “bomba tymi” e duke rrafur deputet në rrugë, e duke i lën problemet madhore të shtetit të posakrijur të pazgjidhura, dhe duke mos e njohur asnjë qeveri dhe ligj pararendës, me qfarë e befasojnë botën dhe demokracinë, dhe njëkohësisht duke “ i dhënë mendë” botës së zhvilluar dhe demokratike me shekuj para neve, superfuqive botërore, sikurse të ishim ne ata, e jo një popull me as 1,5 milion banorësh në “ Narcizozmin” e pangopur të tyre, sidomos të Kryeministrit dhe Kryetares së shtetit!
Ata harrojnë se edhe nëse ata në letargjin e tyre, nuk janë të interesuar të veprojnë në emër të popullit, ata janë të detyruar ta bëjnë këte, pasi që paguhen dhe marrin rroga të majme, nga populli dhe bugjeti shtetëror, dhe vetë populli i ka rrogat në maje të egzistencës…
Sotë, një ditë e më vonë, është koha të veprohet, sidomos nga ana e opozitës dhe të kthehemi në binarët e ndërtuara me shekuj, dhe të mbajmë dhe forcojmë edhe më shumë aleatët tanë, sidomos SHBA-të, që na mundësoi formimin e dy shteteve etnike, në mes të Europës. Të tregojmë menqurinë shekullore të egzistencës në etnin ku jetojmë dhe për të cilën edhe na përkrahën dhe ndihmuan SHBA-të, por edhe bota perëndimore, e cila na e njeh menqurinë dhe historinë më mirë se që e njohim ne vetë ate!
Edhe pse një thënje thotë që “Populli është sikurse një tufë delesh dhe drejtohet nga Bariu, edhe në humnerë nëse ai donë”, unë mendoj, në bazë të asaj që na tregojnë analet e historisë të krijimit njerëzorë, se tek populli është menquria dhe dialektika, dhe nëse ai popull “duron” padrejtësi nuk do të thotë se ai është i paditur, por kur ti vij momenti, ashtu siç ndodhi në të gjitha historitë e popujve, ai i përmbysë të gjitha qeveritë dhe padrejtësitë, duke vër rend dhe prosperitet, dhe egziston si tille deri mö sotë!
Këtë gjë nuk duhet ta harrojnë asnjëherë autokratët “Narcisoid”, fatkeqësisht, të ripërsëritur ndër shekuj tek ne, të cilët nuk na lën të frymojmë të lirë, në demokraci dhe dy shtetet tona shqiptare që na ka zili e tër bota dhe njerëzimi!

Hamza Kokollari

You Might Also Like