OPINION

17 vite nga ngjarjet e Marsit

Fadil Kajtazi
Ka qenë organizim perfekt i shërbimeve inteligjente serbe dhe miqve të tyre në UNMIK. Ka qenë rënie në kurthë e popullatës shqiptare ne këtë kombinim perfekt!
Këto ngjarje krijuan mundësi qe Plani i Atisarit të behet mbi bazën e disa kishave të djegura të cilat u rindërtuan nga buxheti i Kosovës.
Këto ngjarje krijuan efekt të keq për Kosovën në bashkësinë ndërkombëtare. Futja në konflikt të shqiptarëve me bashkësinë ndërkombëtare dhe eksterritorialiteti i kishave serbe është dhurate e këtyre ngjarjeve!
Kombinim i njëjtë ishte edhe mos votimi i demarkacionit dhe humbja e liberalizimit te vizave. Edhe ky ishte një aksion perfekt në pengimin e subjektivitetit ndërkombëtarë te Kosovës. Natyrisht se këto kombinime nuk munde te zhvillohen pa inteligjencën serbe dhe budallallëkun shqiptar.
Si çdo here edhe agjentet shqiptare te kamufluar ne patriot janë faktorët që krijojnë aureolën e mashtrimit!
Ja se çka deklaron organizatori i këtyre ngjarjeve tre muaj para se ato të ndodhnin:
Stojaneviq: “Në vitin e fundit kemi arritur që ta ripërtërijmë, përkatësisht të sigurojmë prezencë operative mu në kreun e lëvizjes separatiste, në kreun e organizatave terroriste të cilat veprojnë atje dhe që kanë degët në jug të Serbisë. Tani atje kemi një numër të shtuar të operativistëve, dhe atë në pozicionet e duhura, nga të cilat mundemi të përcjellim gjithçka”
NIN 1 janar 2004.
Stojaneviq ka qenë shef i shërbimit inteligjent të ushtrisë serbe, dhe është organizator i Masakrës së Mejes.

You Might Also Like