Sportet luftarake

Leotrim Rexhepi kryqëzon dorzat me boksierin spanjoll Jesus Carrasco kërkon ndihmën e donatorëve

Boksieri i talentuar Leotrim Rexhepi, për herë të shtatë do të hyp në ringun profesionist, do të takohet në Valenciame 26 tetor me boksierin Spanjoll Jesus Carrasco.

Boksieri Rexhepi gjerë më tani ka treguar përformancë të madhe, ku do që është paraqitur në ringjet eropiane, duke i hap shtigjet e sukseseve në katëgorin gjerë 64 kg

“Jam duke e pritur këtë ndeshje tani e dy muaj, boksieri Carrasco është një boksier shumë i fortë, me një përvoje të madhe mbrenda litarve të ringut, tani e një kohë jam në ushtrime intenzive, si në ato taktike e kondukcionale plotësisht e pres i përgaditur këtë ndeshje i cili për mua është një ndeshje shumë i rëndësishëm, për të përparuar në ranglistën botërore në katëgorin ku boksoj” ka bërë të ditur boksieri Rexhepi

Edhe pse Leotrim Rexhepi do të bokson në Valencia të Spanjës, ai premton fitore duke theksuar se do ta bëj popullin e Kosovës krenar

“Ndeshja do të zhvillohet në Valencia është një interesimi jashtëzakonshëm i dashamirve të boksit Spanjollë, por në këtë ndeshje kërkoj fitore dhe asgjë më pak, do ta bëjë popullin e Kosovës krenar, dhe do ta shpalosi flamurin e shtetit të Kosovës në ring, për të dëshmuar se jemi shtet i pavarur e sovran”

Talenti i madh i boksit Leotrim Rexhepi është në hall të madh, pasi që i duhet mbështetje e sponzorve për të zhvilluar këtë ndeshje dhe ka një porosi për të gjithë afaristët Gjilanas, ta mbështesin me kushtet të cilat i posedojnë.

“Së pari dua ti falenderoj të gjithë afaristët ,të cilët më kanë ndihmuar gjatë gjashtë ndeshjeve të cilat i kam zhvillur, pa
ndihmën e tyre sot nuk do të isha këtu ku jam dhe ju jam falenderus për tërë jetën, nuk e kam lehtë të ju kërkoj mbështetje afaristve Gjilanas por natyra e sportit e boksit e profesionalizmit është kjo ,,

Boksieri Rexhepi me të ditur kundërshtarin e tij ka shtuar edhe më shumë intenzitetin e përgaditjeve, duke bërë të ditur numrin e tij përsonal të tel. emailin e xhirollpgarinë ku të gjithë të interesuait për përkrahje mundë ta kontaktojnë dhe ta ndihmojnë.

[email protected]
049 566 992
Xhirollogaria TEB BANK 2017000201097133

You Might Also Like