KRONIKË E ZEZË

Arrestim i personit të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Viti në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 19.09.2024 kanë arrestuar M.D. (viti i lindjes 1962, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’ nga neni 422 i KPRK-së. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

You Might Also Like