Libri

Osman Behluli dhe vepra e tij me kuriozitete të shumta e të ndryshme

Ditë më parë, Osman Behluli (1948), publicist nga Gjilani botoi pjesën e dytë të veprës me kuriozitete. Është kjo një vepër publicistike e përgaditur nga autori në fjalë, i cili pa hezituar, ka tubuar me qindra e mijëra kuriozitete të botuara apo të thëna nëpër shtypin apo revista tona. Me fjalë të tjera, kjo veprë doli menjëherë pas veprës së parë po me të njëjtin titull “Kuriozitete”.

Siç dihet, Osman Behluli, tash në pension, vjen nga fshati Ilincë, komuna e Preshevës. Ai gjer më tani ka botuar nëntë vepra publicistike. Në veprat e tij në përgjithësi “rrëfejnë” jetën e tij, por edhe të rrethit ku punoi e veproi ai.

Vepra e tij e dytë “Kuriozitete” nuk dallohet nga vepra e parë. Më tepër në këto vepra kurioziteti ka këshilla jete, por ka më shumë “receta” për kujdesin e njeriut në jetë në jetë. Të tilla “sende” i ka vjelur autori në fjalë, të cilat shënojnë një kënd të “këndshëm” të kësaj natyre, për faktin se, aty gjen shumë mirësjellje, këshilla jete, këshilla për kujdesjen e jetës së njeriut, por ka edhe dije të shumta nga filozofia, bilogjia, kimia, psikologjia, logjika, fizika, etika njerëzore e dije të tjera për njeriun.

Autori që në fillim të kësaj vepre shton se ky libër vlen për çdo familje. Mandej shton se, njeriu, gjatë ushqimit, bie fjala karota, ndikon pozitivisht në punën e zemrës dhe në procesin e të pamurit. Shton për hudhrën, e cila ndikon pozitivisht në uljen e toksinave të gjakut dhe është dezinfektues, por, në rastin e kundër të përdorimit të saj, ajo ndikon negativisht tek njeriu.

Po kështu, autori i veprës në fjalë vjelë kuriozitete, të cilat janë të dobishme për njeriun. Ai në një rast bën fjalë për lindjen e njeriut. Ai shton se, “Lindja është gjëja ma e vështirë në këtë jetë, kurse e para është djegia për së gjalli” (f.4). Edhe vetë autori shton se, krejt ketë materje e ka grumbulluar nga mjetet e informimit, kuptohe se, autorët e këtyre thënieve janë dijetarët, shkencëtarët e ndryshëm, të cilët kanë lënë pas mendime të arta e me vlera të larta shkencore edukative etj.

Ja disa shembuj nga vepra në fjalë: Dhembja e kokës në këto ditë moderne, po vjen si pasojë e të folurit në telefon. Danimarka i paguan studentët të cilët shkojnë në fakultet. Rreth 70% të femrave në Britani i pëlqejnë ma shumë meshkujt që nuk kanë bark. Mollët forcojnë eshtrat, parandalojnë diabetin dhe prishjen e dhëmbëve. Qepa e kuqe i lufton infeksionet bakteriale. Hithërat janë ilaç për pastrimin e gjakut. Afërdita është planeti më i nxehtë në sitetemin diellor. Një vajzë në Kinë e shpëtoi një djalë nga vetëvrasja, duke e puthur derisa erdhi policia. Fasulja e kuqe ndikon kundër prostatës e shumë e shumë të tjera.

Vepra ka 262 faqe tekst, e botoi Shtypshkronja Pika 5/A në Gjilan, 2017./Tefik Selimi

You Might Also Like