Libri

Avni Rudaku boton studimin e veçantë “Hajmet i hanë refugjatët”

Sociologu Avni Rudaku boton librin më të ri “Hajmet i hanë refugjatët”, duke përshkruar jetesën në qendrat e strehimit kolektiv të azilkërkuesve dhe refugjatëve në Gjermani, pas emigrimit të parregullt të kosovarëve në fundvitin 2014 dhe filliminvitin 2015.

  Avni Rudaku, sociolog

Në libër paraqitet çdo detaj se si zhvillohet jetesa në hajmet gjermane, konfliktet, solidariteti, paragjykimet dhe stereotipat ndërmjet refugjatëve nga kulturat e vendet e ndryshme, ksenofobinë ndaj të huajve dhe protestat anti-emigrante të Legidës e Pegidës në Lajpcig e Dresden të Gjermanisë, paragjykimet e vetë të huajve ndaj vendasve, bisedat, tregimet dhe zhvillimet dramatike gjatë procedurës së aplikimit për azil dhe statusin e refugjatëve, si dhe simulimin e tregimeve para autoriteteve shtetërore.

Libri është financuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, pas aplikimit të suksesshëm në thirrjen publike për të gjithë autorët. “Hajmet i hanë refugjatët” i autorit Rudaku, ka shtëpi botuese Qendrën Multimedia në Prishtinë, me shtypshkronjën Lena Graphic, me redaktor Selim Dakun, lektore Shqipe Morinën dhe dizajner Migjen Fazliun.

You Might Also Like