Gjithçka gati për fillim të mbarë të vitit shkollor
Komiteti i Arsimit në Gjilan, nën udhëheqjen kryesuesit Arben Mehmeti, ka mbajtur mbledhjen e radhës me pikë kryesore të rendit të ditës për parapërgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2016/2017.
Administratë me efikasitet
Periudha verës, ka një fluks më të rritur të kërkesave të qytetarëve për t’u pajisur me dokumente të gjendjes civile, me një efikasitet të shtuar, ka thënë drejtori Nazim Gagica.
Gjeodezia me shërbime rekorde
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë gjatë periudhës, sa ishte një pjesë e madhe mërgatës për pushime, kishte shtim të punëve dhe kërkesave për rregullim të marrëdhënieve pronësore dhe juridike, duke dhënë shërbime në kohë rekorde.
U përfunduan 37 shtëpi për të pastrehët
U punua edhe në meremetimin e mbi 40 shtëpive dhe pagesa e qirave për një numër të madh të tjerash.
PDK: Intervenoni te varrezat
Partia Demokratike e Kosovës, subjekt në opozitë në Gjilan, ka tërhequr vërejtjen se gjendja në varrezat e qytetit të Gjilanit është e papranueshme nga mbeturinat dhe hapësira tejet e kufizuar për varrimin e të vdekurve, që po bëhet në mënyrën skandaloze, ndërsa institucionet komunale nuk janë të angazhuara aspak për tu kujdesur në mirëmbajtjen e varrezave të qytetit edhe pse janë dhënë disa tenderë për këtë punë.