Bujqësi

Hyseni: Fuqizimi i sektorit të bujqësisë ka qenë një ndër prioritet tona gjatë këtij mandati

Sektori i bujqësisë në Komunën e Gjilanit, vazhdon të shënojë rezultate të mira. Kjo fushë ishte edhe një nga prioritetet e kësaj qeverisje.
Mbështetja ndaj këtij sektori vazhdon të rritet dita ditës e krahas saj edhe përfitimet.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se kjo do të jetë “Java e Bujqësisë”, ku do të shpalosen projektet e realizuara, ndryshimet e bëra, buxheti e gjëra të tjera.
“Fuqizimi i sektorit të bujqësisë ka qenë një ndër prioritet tona gjatë këtij mandati”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës, tregon se këtë javë do të jetë në vizita e biseda me fermerët.

You Might Also Like