Te ndryshme

Panairi i veturave nga “Muji Autocenter GmbH” mbyllet në mënyrë spektakulare në Zvicër

Për tri ditë me radhë, më 23, 24 dhe 25 maj 2025, qyteti i Bad Zurzach në Kantonin Aargau u shndërrua në një qendër të vërtetë të pasionit për vetura. Auto Sallon “Muji Autocenter GmbH”, në organizim të jashtëzakonshëm, mirëpriti një nga panairet më të mëdha të veturave jo vetëm në Zvicër, por edhe në rajon.

Në këtë panair u ekspozuan mbi 130 vetura moderne dhe luksoze, nga modelet më të kërkuara të momentit. Vizitorët kishin mundësinë të shijonin nga afër teknologjitë më të fundit automobilistike, dizajnet më të avancuara dhe komoditetin që ofrojnë prodhimet e reja të industrisë së veturave.

Një nga organizatorët kryesorë të këtij panairi, Berat Muji, përfaqësues i familjes Muji, u shpreh i kënaqur me suksesin e këtij aktiviteti. Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, vizitorët dhe blerësit që ishin pjesë e këtij edicioni të veçantë.

“Çdo person që ishte pjesë e panairit tonë, të organizuar nga kompania jonë, e falënderoj nga zemra. Interesimi, komunikimi dhe blerja e veturave nga vizitorët tanë na bëri të ndihemi krenarë. Ishte një kënaqësi e madhe të jemi pjesë e këtij rrugëtimi me ta. Në të ardhmen do të jemi edhe më të fuqishëm me paraqitjet tona,” – tha Muji.

Muji gjithashtu ka shprehur mirënjohje për ekipin organizativ të panairit, duke theksuar se pa angazhimin dhe përkushtimin e tyre, një ngjarje e këtij niveli do të ishte e vështirë për t’u realizuar.

“Kemi pasur një ekip të mrekullueshëm dhe profesional, të cilët kanë punuar me përkushtim dhe zemër. Jam me fat që kam një ekip të tillë – pa ta vështirë se do ta kishim arritur këtë sukses,” – u shpreh ai.

Familja Muji po dëshmon gjithnjë e më shumë përkushtim dhe profesionalizëm në industrinë e automobilizmit në Zvicër. Puna e tyre e palodhshme dhe ndershmëria kanë bërë që “Muji Autocenter GmbH” të fitojë respekt dhe besim në treg.

“Nga zemra i falënderoj të gjithë anëtarët e familjes Muji për punën, vullnetin dhe sinqeritetin që tregojnë në kompaninë tonë. Jam krenar për ta – ata për mua janë oksigjen për të arritur majat e suksesit,” – theksoi Muji.

Një atraksion i veçantë i panairit ishin edhe motociklistët nga grupi “Shqiponja MC”, të cilët me praninë dhe performancën e tyre sollën një atmosferë dinamike dhe treguan se ky panair ishte shembull i profesionalizmit, kulturës dhe ecjes me kohën.

Në përmbyllje të panairit, Berat Muji bëri të ditur se për edicionet e ardhshme synohet një prezantim edhe më i fuqishëm. Ai gjithashtu i ftoi të gjithë të interesuarit që ta vizitojnë Auto Sallonin Muji në çdo kohë, duke garantuar se përvojat atje do të jenë gjithmonë pozitive.

“Te Muji për çdo muaj’ ashtu sic është edhe moto jonë – kemi diçka të re, klientët tanë kurrë nuk do të zhgënjehen,” – përfundoi ai.

Ky panair shënoi një tjetër sukses për “Muji Autocenter GmbH”, duke e vendosur atë ndër liderët e tregut të veturave në Zvicër dhe duke dëshmuar se me përkushtim, punë ekipore dhe profesionalizëm, sukseset nuk mungojnë.

You Might Also Like