Te ndryshme

llmi Mustafa uron përvjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës

llmi Mustafa uron përvjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës

Anëtari i kryesisë së AAK-së dega në Gjilan e në Gjermani, Ilmi Mustafa në gjashtë vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës ka uruar për themelimin e saj.

Në urimin e Mustafës, ndër të tjera thuhet:

“Shteti i Kosovës tani ka vajzat e djemtë më të mirë të saj që po kujdesen për sigurinë e popullit të Kosovës, për të ardhmen e fëmijëve tanë e për të ardhmen e ndritur të popullit të Kosovës.

Për këtë ditë të shenjët dhanë jetën shume dëshmorë, të cilët u bënë ushtarë të lirisë e heronjë të shtetit të pavarur të Kosovës.

Formimi i Ushtrisë së Kosovës është ndër të arriturat më të mëdha të shtetit tonë, prandaj të gjithë sëbashku duhet të punojmë që ti arrijmë gjithmonë synimet tona.

Urime Kosovë!
Zoti e bekoftë ushtrinë e Kosovës e popullin e saj!”.

You Might Also Like