Viti

Për nderë të “Ditëve të Diasporës” u mbajt Panairi Tradicional “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”

Manifestimet tradicionale tashme që organizohen në komunën e Vitisë me rastin ardhjes dhe pritjes së mërgimtarëve të komunës së Vitisë të quajtura “Ditët e Diasporës”,në komunën e Vitisë  në Viti, kanë filluar si është më së miri. Pikërisht  në mesditë është mbajtur Panairi i shtatë me radhë tradicional regjional “T’i ruajmë vlerat tona tradicionale”.

Ky aktivitet I cili organizohet nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me Grupin e Veprimit Lokal “Vitia” dhe organizatës IKC (Iniciative for Kosovo Community), ka për qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të promovojë ndërmarrjet vendore dhe ndërmarrësin, si dhe në krijimin e ndërmarrjeve të reja e sidomos tek femrat.

Ky Panair i prodhimeve vendore, gjithashtu ka për synim që të forcojë bashkëpunimin dhe të rris partneritetin mes prodhuesve vendor dhe institucioneve komunale.

Duke bërë hapjen e këtij panairi, zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, tha se komuna e Vitisë njihet si rajoni i kultivimit të vlerave tradicionale në shumë fusha, por më shumë njihet në prodhimet bujqësore siç janë kulturat lavërtarie, pemëtaria, perimkultura, bletaria, blegtoria, si dhe atë të trashëgimisë kulturore.

 

Ai tutje u shpreh  se qëllimi i këtij panairi, është ruajtja dhe promovimi i prodhimeve tradicionale, si dhe fuqizimi i fermerëve dhe bizneseve që veprojnë në rajonin e Anamoravës. Pjesëmarrësit dhe prodhuesit e këtij panairi, prezantuan prodhimet e tyre nga sektori i bujqësisë, industrisë ushqimore, bletari, kopshtari, artizanale etj, me këtë rast vizitorët e shumtë patën mundësi që të shohin shumë prodhime cilësore që kishin ekspozuar në këtë panair ndërmarrësit .Aziz Zuka

You Might Also Like