OPINION

Pse nuk jep llogari dikush për humbjen e 239 mijë euro nga MASHT?

Valentina Bunjaku – Rexhepi, deputete

Këto ditë u bë me dije opinioni publik se, MASHT ka humbur 239 mijë euro nga padia e kolegjit AAB, për shkak të një Udhëzimi Administrativ që kërkonte pagesa prej 5 eurosh për çdo student në procesin e akreditimit të kolegjeve private – sikur shkruajnë edhe mediet kosovare. Ajo që më shqetëson si deputete, është shuma e humbur nga MASHT, mungesa e tyre në seanca gjyqësore dhe si palë e dëmtuar dhe humbëse, nuk është ankuar në Shkallën e Dytë.

Pavarësisht se shumica e deputetëve janë në pushim, sikurse edhe unë, nuk mund të rri e qetë me këso lajmesh të dëmtimit të buxhetit kosovar, dhe askush nga MASHT të mos jep llogari për humbjen e aq shumë parave të shtetit! Së shpejti Kuvendi i rikthehet punës dhe mbledhjet e Komisionit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por unë si deputete kurrë nuk do të rri e heshtur e pa kërkuar llogari për humbjen e 239 mijë eurove për padi! MASHT edhe nuk është dashur të bënte shkelje; po edhe sikur të bënte, pse nuk ka shkuar në seancë përfaqësuesi i saj ligjor; po edhe sikur të shkonte në seancë, pse nuk bëri sërish ankesë?! A veç pse nuk janë paret nga xhepi privat i ministrit apo ndonjë zyrtari tjetër nga kjo ministri?!

You Might Also Like