OPINION

Mehmeti: LDK-ja,nuk guxon të sillet në këtë formë sepse po dëmton reputacionin në raport me qytetarë dhe miqtë ndërkombëtarë

Arben Mehmeti

LDK-ja,nuk guxon të sillet në këtë formë, sepse po dëmton reputacionin në raport me qytetarë dhe miqtë ndërkombëtarë

Qoftë me raportë të deputetit Bulliqi apo pa të demarkacioni duhët të kaloj sepse kjo është lojë e panevojshme e atyre deputetëve të LDK-së që mbi këtë bazë ishin shkaktarë të rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja.

Arsyeja është e pakuptimtë pasi Prof Bulliqi ishte mbështetë në kundërshtim të demarkacionit pikërishtë nga këta deputet të LDK-së që edhe sot po bëjnë lojë për të kamufluar veprimet e tyre kinse në mbrojtje të ndonjë kauze të paqenë.

Nuk arsyetohet veprimi që nuk është votuar atëher kur qeveria është udhëhequr nga LDK-ja,e tash janë pajtuar të votojnë kur qeveria udhëheqet nga AAK-ja.

Ata deputet për këto veprime duhët japin llogari para strukturave të LDK-së por jo të bëjnë lojra të panevojshme dhe që LDK të konsiderohet si pengesë e votimit dhe kjo shkaktonë revoltë qyetare me plotë arsye dhe pasoja në të ardhen sepse kjo lojë e ditës së sotme është për një interes të ngushtë grupor brenda LDK-së por jo edhe vetë LDK-së si terësi.

Besoj të ketë mbaruar kjo lojë pasi e kuptojmë të gjithë qëllimin .

Nesër nuk do të duhej të vazhdojë loja!

 

You Might Also Like