Ramush Haradinaj viziton Gjermaninë dhe bizneset shqiptare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po qëndron tani e disa ditë në shtetin e Gjermanisë duke vizituar diasporën dhe shumë biznese shqiptare që kanë bërë emër në këtë shtet.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me bashkëpuntorët e tij ka vizituar kompaninë “Hazrolli”, e themeluar nga vëllezërit Burim e Selim Hazrolli.
Sëbashku me miqët e mijë e bashkëpunëtorët kisha kënaqësi ta vizitojë kompaninë “Hazrolli” e themeluar nga vëllezërit Burim e Selim Hazrolli.
Kjo kompani ka arritur suksese të jashtëzakonshme me veprimtarinë e saj duke ofruar shërbime të ndryshme në lëminë e ndërtimtarisë në Regjionin e Bajernit në Gjermani. Mërgata jonë ka njerëz të zot e motivues që me aktivitete e tyre sipërmarrëse kanë krijuar vlerë të shtuar kudo që ata jetojnë”, ka bërë të ditur Haradinaj.
Në këtë delegacion të AAK-së ishin edhe deputetja Time Kadrijaj, kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Larifi e Blerim Kuqi.
Poashtu, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar edhe Uninonin e Bizneseve Shqiptare në Gjermani ku është pritur nga Fadil Avdullahu drejtor ekzekutiv dhe nga përfaqësuesit e unionit.
Haradinaj ka pergëzuar përfaqësuesit e unionit për punën dhe mbështetjen që po i japin shtetit të Kosovës duke i ftuar investitorët që të investojnë në Kosovë.
I pranishëm në këto takime ishte edhe kryetari i AAK-së për Gjermani Ukë Blakaj.
Vizita e Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë do të vazhdon edhe me tutje.