Libri

ME RASTIN E BOTIMIT TË LIBRIT “GONXHET E PRILLIT” NGA HIQMET GONXHJA

Murat Hoxha

“Të marrësh penën për të krijuar e shprehur diçka lidhur me botën e brendëshme, kujtimet dhe frymzimin vetiak me gjuhen e poezisë, që përfaqëson parcelën më brilante të letërsisë, cilido do ta gjykonte të guximshëm, veqanërisht në moshën time tepër të thyer.”

“Jamë shumë i vetëdijshëm se unë s’kam asnjë shans, përtej probabilitetit për të qenë një aktor veprues me përspektivë në fushën e letërsisë”

“Sidoqoftë, pena ime e vockël në dorën e një askushi, më nxiti që të mos tutem nga ballafaqimi me publikun lexues, dhe kritikën letrare, për shkak të kompleksit, që natyrshëm, bartë mosha e III-të”

“Unë do ti këshilloja bashkëmoshatarët e mij të cilët gëzojnë shëndet normal mendor e fizik, që të guxojnë për të hedhur në letër, kujtimet, mbresat dhe frymzimet e tyre të vyera deri në frymën e fundit”

. Prof.Dr.inxh..Hiqmet Gonxhja

Këto citate janë pjesë e parathënjes në librin “Gonxhet e Prillit” të shkruar nga prof.dr.inxh.Hiqmet Gjonxhja.

Në fakt këto janë pikat kryesore të filozofisë së mendimit dhe veprimit të prof Gonxhjes. Ai gjatë rrugëtimit professional në fushën e topografisë, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm, u atakua nga koncepte kundër karakterit të tijë, për të cilat shkroi këtë libër që për lexuesin do të jetë një manifest, në luftimin e përbashkët të këtyre koncepteve jo reale dhe të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi.

Ai për kundër fuqisë së vetë intelektuale, profesionale dhe morale, në ngritjen e nivelit edukativ në fushën e topografisë inxhinierike, kontributit të madhë në ndërtimin e Shqipërisë- pa marrë para sysh sistemin me të cilin gjithsesi nuk pajtohej, ndihej jo fuqi plotë, madje i pa fuqishëm në ndryshimet sistemore të kohës, madje edhe të tashmes të cilat kishin dhe janë duke e katandisë qytetarin.

Ai sarkazmin e vetë shprehimisht e identifikon ndaj faktorve të jashtëm të cilët përcaktuan apo ende janë rrezik për Shqipëtarët, por gjithsesi i vlon gjaku edhe në këtë moshë të pleqërisë, kundër dukurive dhe antagonizmave të brendëshëm të cilat Shqipërinë, me gjithë trojet shqipëtare e trazojnë madje edhe e rrezikojnë.

Karakteri i Profesor Gonxhes, qëndron fuqishëm, krahas personaliteteve të mëdha të cilët gjithashtu karrieren e tyre e filluan me matje topografike por që shpirti i tyre nuk duroi degradimin shpirtëror, duke u shendrua si “feniks” për të shpëtua ndërgjegjen e thyer të njerëzimit, si që ishte Abraham Lincoln.

Profesor Gonxhe, nga një burim thjeshtësie njerëzore, shëndrrohet në një vulkan i cili jep energji të pafundme kundër të keqes dhe injorances.

Në kapitullin e parë, autori përmes poezisë e shprehe mllefin e vetë ndaj se keqes por edhe dashurin për atdheun
Në poezinë e “E mora penën” Autori nga një realitet, krijon një veqanti dhe një mesazh mirkuptimi por njëkohësisht një ironi ndaj atyre të pa vlerë , apo shiten si me vlerë por janë pa dobi, as për vete as për shpi. Përkundër kësaj ai në poezitë “Botëkuptimi im” dhe “Këtu dua të jetoj” shprehë dashurin ndaj Atëdheut,

Në vargjet kushtuar pavarsisë së Kosovës, me titul universal dhe të thjeshë “Gëzuar Pavarsinë” poeti duke shprehë urrejtjen ndaj dhunës barbare serbe, krijon një lidhje më të fuqishme të prisit të Lëvizjes për qlirimin e Kosovës – Presidentit Ibrahim Rugova dhe UCK-në e zjarrtë si shqiponja duke shprehë mirnjohje presidentit Klinton dhe Diplomatit (si që e quan ai) Toni Bler për lirinë e fituar të Kosovës

Në 99 poezitë e tijë të librit Gonxhet e prillit, autori si asnjë njeri tjetër, nuk ka qellim të jetë vetëm i identifikuar si autor shkrimesh, këtë e thotë edhe vetë autori (edhe pse me shumë modesti) në parathënjen e tijë, “Jamë shumë i vetëdijshëm se unë s’kam asnjë shans, përtej probabilitetit për të qenë një actor veprues me përspektivë në fushën e letërsisë” sikurse që modestin dhe madhështinë e vetë e shprehe edhe përmes shprehjes tjetër në parathënjen e këtij libri “Sidoqoftë, pena ime e vockël në dorën e një askushi, më nxiti që të mos tutem nga ballafaqimi me publikun lexues, dhe kritikën letrare, për shkak të kompleksit, që natyrshëm, bartë mosha e III-të”.

Megjithate ai nuk mund të thuhet që është i vonuar, për më tepër ai që nga fillimi i jetës së tijë ishte evolutiv dhe energjik në të gjitha aspektet e veprimtarisë së tijë.

Mesazhi më i fuqishëm i tijë i adresohet bashkëmoshatarve të tijë, që në vlerësimin tim përfshin të tre etapat jetësore të njeriut. Shprehja e tijë “Unë do ti këshilloja bashkëmoshatarët e mij të cilët gëzojnë shëndet normal mendor e fizik, që të guxojnë për të hedhur në letër, kujtimet, mbresat dhe frymzimet e tyre të vyera deri në frymën e fundit”, i jepë energji jo vetëm atij por i motivon edhe gjeneratat të tjera për të regjistruar kujtesat, mbresat dhe frymzimet e tyre. Ai këtë imperativ e konfirmoi duke e përmbledhë në 50 faqe të librit, pjesa poetike – Gonxhet e Prillit .

Brumi vulkanik i autorit, kthehet edhe në fillet e identitetit tonë që nga antikitekti, periudha Romake, mesjetare, të rilindjes deri te lëvizjet e mëdha Evropiane, si që është “eksperimenti utopik në Francë, teoria Marksiste Leniniste, nihilizmi, fenomenoligjia, filozofia e gjuhës, pragmatizmi dhe Frojdizmi”
Gjithsesi gjurmimi i autorit shkonë edhe në thellësitë e të panjohurave, duke i vënë pyetje vetit “Cili është krijuesi i Gjithësisë: perendia apo natyra” duke iu qasë analizave si, rroli i qelizës së gjallë në intelegjencën njerëzore, qfar thonë gjetjet e fosileve si dhe humnera midis zvarranikëve dhe gjitarëve.

Pjesa e katërt vëtëm sa e fuqizin dëshminë që autori ka energji dhe vullnet të pa fundë, duke dhënë jo vetëm informacione mbi Mitologjinë Helenistike, Që nga Kozmogoni dhe Teogoni, Kronisi dhe biri i tijë Zeusi, Hyjnitë e Olimpit, Poseidoni, Mbretëria e Hadit të errët, Hera, Ioja, Apolloni dhe Admedi, Apoloni dhe Muzat, Të bijtë e Alokeut, dhe 50 emra të tjerë deri të Miti Herakliut.

Autori nuk ndalet me kaq. Ai në pjesën e pestë i përkushtohet Letërsisë së Lashtë Greko-Romake. Letërsin Greke ai e fillon me Iliadën, Odisenë dhe 14 vepra të tjera të cilat për lexuesin do të jenë një ushqim shpirtëror i veqantë, pastaj vazhdon me letërsi Antike Romake (shek. III p.e.r,- shekullin e parë të e.r. Fillon me poetët e parë Romak, Komedin Romake Letërsia e shekullit të fundit e Republikës Romake, Letërsia Romake në epokën Perandorake dhe Zhvillimi i Historiografisë Romake.
Gjithsesi pjesa e fundit e librit zgjon kërshërine e lezuesit, për fjalorthin, i cili në mënyrë shumë të kujdesëshmë dhe pedantë përfshin terma të cilat i ka selektua me shumë kujdesë dhe me vëmendje.

Unë isha i nderuar që ky libër mu premtua të më dhurohej menjëherë pas botimit të tije, por nuk u krijuan kushtet të takohem me autorin deri në datën 15.III.2019, kur në Tiranë në ditën e shënimit të Ditës Botërore të Gjeodetit, pata nderin që nga vetë autori të më dorzohet libri “Gonxhet e Prillit” (Poezi, Publicistikë, Filozofi, Mitologji, Letërsi dhe Fjalorth), të shkruar me dorën e vetë:

I dhurohet ky libër fortë të nderuarit Kryetarë i SH,GJ,K z. Mr.Sci.inxh. Murat Hoxha, nga unë gjeodeti më i moshuar i SHGJSH-së dhe “poeti anonim” 91 vjeqari: Hiqmet Gonxhe.

Faleminderit Prof. Hiqmet Gonxhe.
Uroj nga zemra të mbajë shëndeti, energjia, të jeshë i lumtur dhe të na dhurosh ende vepra dhe inspirim që edhe gjeneratat e tjera të kenë model se si punohet e veprohet.

You Might Also Like