Nga e kaluara jonë
Riza Bicaj ishte njëri nga emrat e dalluar të punës me ditar në dorë në Gjimnazin e Gjilanit. Siç dihet, ky institucion i arsimit të mesëm, e filloi punën edukativo-arsimore para 71 vjetësh. Ishte një kohë e hershme e fillimit të arsimit të mesëm në Gjilan, ku në këto vatra dhanë mësim disa figura të njohura të kulturës e të dijes.
Dha e ligjëroi edhe Riza Bicaj, një intelektual i rrallë i kësaj kohe. Ai, në një shkrim të tij të botuar në revistën arsimore, pedagogjike dhe shoqërore, “Shkëndija “ me titull “Në gjimnazin e Gjilanit”, nr. 13 prill të vitit 1993, pos tjerash, ka shtuar: ”Jemi në vitin 1956. Është kjo një kohë kur veprimet kriminale ndaj shqiptarëve kishin reshtur. Përkohësisht ishte aktual procesi i hapur për shpërnguljen masive të shqiptarëve për në Turqi.
Kjo kishte të bënte me interesat e vjetra të Jugosllavisë. Për t’i realizuar ato duhej të ideologjizoheshin e për t’u ideologjizuar Jogosllavia, mobilozoi forcën politike të Partisë Komuniste dhe lëshon në duart e saj tërë aparatin shtetëror. Për këtë qëllim serbomalazeztë e pushtuan partinë e me të edhe të gjitha instrumentet e dominimit. Jo vetëm kaq.
Në kushte të tilla, populli shqiptar jo vetëm që duhej të luftonte kundër idesë së nënshtrimit, por edhe të punonte për të fituar të drejtën e barazisë së premtuar. Duke ndier thellë misionin që kisha si luftëtar i vogël në atë luftë të madhe, iu përvisha punës në Gjimnazin e Gjilanit.
Në atë shkollë tërë trupi mësimor ishte i përbërë nga profesorë të zgjedhur serbë e malazez. Në mesine tyre, vetëm një arsimtar i matematikës ishtë shqiptar. Prandaj, të gjitha lëndët mësimore zhvilloheshin në gjuhë të huaj (serbe). Veç kësaj, drejtori i Gjimnazit, një luftëtar e anëtar i Komitetit të Partisë, pengonte me të gjitha mundësitë e veta çdo aktivitet që mund t`i ngriste dhe t`i barazonte nxënësit shqiptarë me nxënësit e tjerë.
Sa herë që e kundërshtoja, e duhej ta kundërshtoja kurdo që vihej në diskutim ndonjë çështje e nxënësve shqiptarë, ai më quante “mbrojtës i kombit”. Mandej “biblioteka e shkollës kishte në gjuhën shqipe vetëm ca broshurëza politike të Titos, Kardelit, Rankoviqit etj. Asnjëherë vepër letrare, asnjë libër i nevojshëm për nxënësit. Bëra e ç’bëra dhe mblodha në të gjitha botimet në gjuhën shqipe që kishin dalë në Kosovë, madje edhe të gjitha kompletet e revistave. Kjo ndikoi në masë të madhe që nxënësit shqiptarë të konsideronin mësimin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe si lëndë kryesore të tyre.
Pa humbur kohë depërtova në shpirtin e nxënësve dhe bashkë me ta formuam grupin letrar. Në këtë grup jo vetëm që lexoheshin punimet origjinale, por më jipej rasti t’i zgjeroja njohuritë e tyre për letërsinë e gjithmbarshme shqipe. Në këtë vlug pune njoha mirë Rexhep Elmazin. Elmazi ishte një “Zenel” migjenian që më shkaktonte kokëçarje si në orët e mësimit ashtu edhe në grupin letrar. Kërkonte liri mendimi. Çdo përpjekje që bëja për të “gjykuar” Fishtën, Koliqin etj., si e donte koha, Rexhepin e trazonte, e bënte të lëshonte një të qeshur karakteristik, një të qeshur helmues, dhe – më “helmonte”. Në fillim sytë e tij më dukeshin naivë, por kur e njoha mirë, pashë qartë sa largpamës ishin. Ishte një “hero” i një kohe. Gati të gjithë që patën rastin të jenë me këtë njeri, flasin me epitet për figurën e tij jo vetëm si shkollar, por edhe si një atdhetar. I tëri ishte shkollar i meritura, i cili i “tronditi” kundërshtarët për përgatitjen e tij intelektuale. Më një fjalë, iu frikësuan mençurisë së tij shumë të ecur përpara. Ky ishte Rexhe Elmazi, poet dhe një njeri i madh i kohës”, ka shtuar Riza Bicaj, profesor në Gjimnazin e Gjilani.
Shumë padrejtësi janë bërë ndaj profesorëve e shkollarëve shqiptarë. U qeshja gjesteve të tij siç qeshte ai me të miat. Nëse “mjerimi pjek fëmijën para se të burrërohet”, Rexhepin e kishte pjekur mirë. Hartimet e tija nuk ishin shkrime që mund t’i vlerësonte madhësia e notës. Ato ishin krijime letare, por “të rënda”, “delikate”. Të tilla ishin hartimet e tij edhe në gjuhën serbokrate. Asnjë nxënës serb nuk e di të shkrujë serbokroatishten siç shkruante Rexhep Elmanzi” – deklaroi hapaz në sallën e arsimtarëve njëri nga profesorët e asaj gjuhe.
Në mbarim të atij viti shkollor, kur Elmazi duhej të shquhej si nxënës i shkëlqyeshmëm, drejtori kishte organizuar dhe “ arsyetuar mirë” motivin për t’ia humbur klasën (vitin). As kjo nuk e gjunjëzoi. Prapë nxënës shembullor, njeri i fortë dhe poet i kohës. Ky me vargjet e veta bënte me dije se e kishte të qartë që regjimi serbomadh kishte mbështetje vetëm me robërinë e shqiptarëve, prandaj, që në bankat e shkollës me poezinë e tij kërkonte që populli i vet të shikohej me sytë e historisë.
Mu atëherë, pra, fillon të kompozohet ajo melodia e rëndë që përshkon tërë poezinë e tij. Njëra nga ato, që ia kushton autorit të këtyre rreshtave (R. Bicajt), të mos e mashtrojë lexuesin. Ajo ëshë një poezi karakteristike me të cilën poeti ngre një punëtor arsimi në shkallë simbolike që të vihet në pah ideja e tij për ndritshmëtarin e duhur të popullit. Ato vargje, pra, u kushtohen të gjithë arsimuesve shqiptarë që e kanë kryer dhe që e kryejnë misionin e tyre të ndritshmëtarit. Dhe, sa padejtësi të shumta janë bërë ndaj profesorëve e shkollarëve shqitarë në gjimnazin e Gjilanit”. Meqë pushteti i atëhershëm Rexhep Elmazin e konsideronte si përsonalitet të rrezikshëm për regjimin, atij i kurdisen plot kurtha dhe më 16 maj të vitit 1978 vritet nga një dorë tinëzare…/Tefik Selimi