Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani mbetet krenaria e qytetit, duke sjellë më së shumti tituj kampioni dhe Kupën e Kosovës.
Vashat e Dritës edhe këtë vit u shpallën kampione, ngase në ndeshjen e kthimit, të luajtur me Skenderajn kanë ngadhënjyer me rezultat 3:1. i njëjti rezultat 3:1 ka qenë edhe të enjten në Gjilan dhe me dy fitore në ndeshjen finale Drita është shpallur kampione e Kosovës për vitin 2017.
Drita ia doli të mbrojë titullin e fituar, duke ngadhënjyer në tre sete, derisa lojtaret e Skënderajt u desh të kënaqen vetëm me fitimin e një seti dhe me të qenit nënkampione.
Trajnerët Lorik Ilazi dhe Valon Zymberi kanë bërë punë të palodhshme për të ardhur deri te ky sukses, derisa edhe lojtaret Adelajda Ilazi, Blinera Jaha, Venera Kadriu, Ronita Leka, Fjolla Hyseni, Lorina Mehmeti, Elmira Hasani, Olsa Syla, Tereza Ivanova, Tea Bodrozha dhe lojtaret e tjera të reja meritojnë lëvdata për suksesin e arritur.