Sportet me dorë

Fitore për vend të dytë

Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani ka shënuar fitore këtë të diel në ballafaqim me KB Vushtrria dhe ka rrëmbyer vendin e dytë në tabelë.

Ka qenë kjo një ndeshje tejet interesante, në të cilën është zhvilluar luftë e madhe për çdo pikë. Pjesa e parë ka përfunduar me katër pikë dallim për vendasit 42:38, por ekipi nga Vushtrria nuk është dorëzuar dhe në pjesëlojën e dytë ka bërë rezistencë edhe më të fortë dhe me një lojë tejet interesante deri në sekondat e fundit, Drita ka ngadhënjyer me rezultat 78:75.

Tash Drita është në vendin e dytë me 23 pikë të tubuara, një më shumë se sa Lipjani që është I treti dhe pesë më pak se Borea, që sivjet nuk di për humbje.

You Might Also Like