Sportet me dorë

KV Drita fituese e Superkupës së Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani është fituese e Supërkupës së Kosovës në Volejboll, pasi që në finale ka mposhtur ekipin e Skënderajt me rezultat 3 me 2 në sete.

Në një maratonë volejbolli të luajtur në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, përvoja e Dritës ka ardhur në shprehje në setin e pestë, i cili ishte vendimtar, në të cilin vashat e drejtuara nga kryetrajneri Lorik Ilazi ditën që të gjejnë rrugën për të ardhur deri te fitorja.

Në fund Drita ngadhënjeu me rezultat 3:2 në sete dhe ky klub mbetet më i trofeshmi jo vetëm në sportin gjilanas, por edhe në atë kosovar.

You Might Also Like