OPINION

E kam njohur në kohë të vështira Afrimin, në kohën e vlimeve shqiptare

 Izmi Zeka

Syzet e tij sot më duken se reflektojnë lirinë e Kosovës, lirinë e shqiptareve. Ishte i ri ,moshë djaloshare ku ai së bashku me Fahriun dhe Fadil Vatën ishin tre figura që i jepnin elan luftës për liri. Afrimi nuk ishte si të tjerët, ai kishte zgjedhur rrugën që herët dhe sot më duket se po e shohë duke thënë eni të ecim para ska jetë pa lirinë. 2 nëntori i vitit 1989 kur vlonte në Kosovë gjithçka Afrim me Fahri Fazliun ishin dysh në një apo dysh në një emër dhe nuk dinin çka është frika. Sikur Perlati dikur në Shkodër e sikur Vojo Kushi në Tiranë tani sot ku është kodra e trimave ishte një përballje e jetës më vdekjen. Dy të ri pran një ushtrie serbe e shqiptare u përballen pamëshirshëm për ti dhënë kuptim jetës. Ikën 29 vjet dhe sikur më memoria më kthehet atje, aty ku ranë dy të rinjtë që i dhanë kahe Kosovës. Ata ranë si Rexha e Nuhiu duke kënduar për dëshmorët. Ranë për të qenë të pavdekshëm deri në përjetësi. Afrimi sot më duket i gjallë bashkë me Fahriun në shtatore vendosur. I kam njohur, tani qenka vështirë të shkruhet. Amanet na e lanë kombin andaj kombi nuk ka alternativë.

You Might Also Like