LAJME

Të dëbuarit nga Lugina, sa po bëhet për ta

Malësia e Bujanocit kaherë kishte nisur të zbrazej si pasojë e mosinvestimeve dhe mosperspektivës në ato anë, por dëbimi më i madh i banorëve të asaj ane ndodhi menjëherë pas luftës në Kosovë, kur për 2-3 ditë u dëbuan mbi 5000 banorë, që u vendosën në Gjilan, Fushë Kosovë e Prishtinë.

Që nga ajo kohë shumë banorë të asaj ane vazhdojnë të jetojnë e disa herë ishte theksuar se zgjidhja më e mirë do të ishte kthimi i tyre, por investime për kthim nuk pati, ngase në vitet 2000-2001 u ndanë 10 mijë marka, derisa më 2008 u ndanë 2 mijë euro.

Kushtrim Kadriu, veprimtar  nga ajo anë thotë se në Kosovë shumë u fol e po flitet për demarkacionin, kurse për 1100 kilometra katrorë gati se nuk u fol fare. Për të qenë edhe më keq, në Luginë të Preshevës janë krijuar gati 20 parti politike, kurse të zhvendosurit në Kosovë janë futur nëpër parti politike të këtushme dhe kjo po bënë që ata po dalin joserioz, derisa në Luginë të Preshevës po pasivizohen vendbanimet, shumë qytetarë nuk po mund t’a ruajnë nënshtetësinë, derisa edhe në Malësi të Bujanocit po rëndohen kushtet për jetë.

Xhevat Demiri, nga ajo anë thotë se konsiderohet se mbi 1000 banorë kanë mbetur pa nënshtetësi, kurse se sa rëndë është në ato anë e ka dëshmuar me një rast varrimi të një të moshuari, i cili jetonte në Gjilan dhe e kishte lënë amanet që të varrosej në varret e të parëve.

Në komunën e Gjilanit sipas disa regjistrimeve të bëra më 2005 del se jetojnë 11 mijë e 356 banorë, shumica prej të cilëve janë të dëbuar nga Malësia e Bujanocit.

You Might Also Like