Gjilan

Të shtunën mbahen garat e enigmatëve në përpilimin dhe zgjidhjen e enigmave 

Ftohen qytetarë dhe dashamirës së enigmave të marrin pjesë   në garat e enigmatëve ditën e shtunë, më 28 janar 2023, ora 11:00, në lokalet e Bibliotekës së Qytetit të Gjilanit, ku do të mbahen garat në zgjidhjen dhe përpilimin e enigmave, në manifestimin mbarëkombëtar dhe shumëkulturorë “Flaka e janarit”, ku organizator I garave të enigmatëve është Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” dhe Redaksia e Revistës së Enigmatëve “Horizonti”- Gjilan. Pas garave, organizatori ka paraparë edhe një tryezë ku do të debatohet për enigmatikën dhe të arriturat e saja. 

 

You Might Also Like